MPB: ÇDO I SHTATI ULQINAK POSEDON ARMË

Cifte, Lovacka puskaSipas të dhënave të Ministrisë së punëve të brendshme, në Ulqin janë regjistruar 2900 pronar legal të armëve. Kjo do të thotë që çdo i shtati banor i këtij qyteti ka leje të mbaj armë, sepse sipas vlerësimeve të fundit këtu jetojnë rreth 20 mijë njerëz.

Sipas Ligjit për armatim që personi fizik të ketë armë është e nevojshme të ketë 21 vjet dhe të mos jetë i dënuar.

“Kundër personit i cili kërkon leje për armë nuk duhet të jetë i iniciuar procesi për vepra penale kundër rregullimit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi, kundër njerëzimit dhe të mirave tjera të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare, kundër jetës dhe trupit, pronë, si dhe vepra tjera penale me elemente të dhunës. Poashtu, personi nuk duhet të jetë i dënuar në tre vitet e fundit”, thuhet nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi