Ministritë e punëve të brendshme të Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës janë të gatshëm që me Malin e Zi sa më parë të nënshkruajnë Kontratat për kufirin shtetëror, bien dakord ministrat Bajram Rexhepi, Fahrudin Radonçiq dhe Rashko Konjeviq.
“Është theksuar gatishmëria e dyanshme që sa më parë të nënshkruhet Kontrata për kufirin shtetëror, si dhe nisja e aktiviteteve në nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim policor në mes dy vendeve”, është lajmëruar nga MPB.
Konjeviq e njoftoi Rexhepin me iniciativën lidhur me vendosjen e qendrës regjionale për parandalimin dhe shuarjen e zjarrit, selia e së cilës do të ishte në Podgoricë.
Kjo, siç është lajmëruar nga MPB, është përkrahur nga ministri Rexhepi dhe ka treguar për dobinë të cilën do ta kishin të gjithë shtetet e regjionit.
Gatishmëria për nënshkrimin e Kontratës për kufirin shtetëror është treguar dhe në marrëveshjen bilateral të Konjeviqit dhe ministrit të sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Fahrudin Radonçiq.
“Ministrët folën dhe për sfidat në parandalimin e kalimeve ilegale të kufirit, që është një nga masat që Mali I Zi duhet të plotësoi sipas Planit të veprimit për kapitullit 24”, theksojnë në MPB.