Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka njoftuar se numri i zgjedhësve në regjistrat zgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit më datë 26 janar 2022 është 20 434.
Siç thuhet, qasjen në regjistrin zgjedhor, zgjedhësi mund ta realizojë personalisht, në sportelet e Njësisë zonale për punë administrative, shtetësi dhe të huaj Ulqin, për çdo ditë pune (nga e hëna në të premte) në periudhën nga ora 08 deri në 14, me letër njoftimin e vlefshëm ose dokumentin e udhëtimit (pasaportën).
Gjatë qasjes së drejtpërdrejtë, zgjedhësi mund të kërkojë ndryshimin e të dhënave të regjistruara në regjistrin zgjedhor.