MPB: NË ULQIN VITIN E KALUAR MË SË SHUMTI SULME NDAJ MJEKËVE!

Dom zdravlja, Shtepia e shendetitSipas të dhënave të Ministrisë së punëve të brendshme, në Ulqin vitin e kaluar kishte më së shumti padi për shkak të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësor. “Të dhënat e MPB tregojnë që në vitin 2013 në Ulqin ishin katër padi, në Plevla tri, dy në Bijello Pole dhe një në Tivar. Vetëm në një rast është dorëzuar padia penale”, deklaroi ministri Rashko Konjeviq.

Ai tha që disa gjëra ndodhin si pasojë e ambientit të përgjithshëm në shoqëri dhe zakonisht janë të lidhura. “Ndoshta nuk do të ishte keq sikur Ministri i arsimit të ishte këtu. Nëse keni njerëz, të cilët kanë moshë të re, deri në 21 vjeç, dhe nëse shfaqin kësi lloj sjellje agresive ndaj punëtorëve shëndetësorë, të cilët duhet të ndihmojnë shëndetin e tyre, atëherë shtrohet pyetja a japin disa institucione të mëparshme, veç e veç, kontributin e tyre”, shtoi Konjeviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi