Njësia për Kontrollin e Brendshëm të Policisë dorëzoi padinë penale pranë Prokurorisë Themelore në Ulqin ndaj 19 zyrtarëve policor, për shkak të dyshimit se keqpërdorën pozitën.
Duke vepruar sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Shtetërore në Ulqin, Njësia për Kontrollin e Brendshëm të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë – Njësia e Sigurisë Ulqin, po ndërmerr të gjitha aktivitetet për të shoqëruar zyrtarët e pandehur në ambientet e Prokurorinë Shtetërore.
Aktiviteti i përmendur është rezultat i masave dhe veprimeve permanente të ndërmarra nga Kontrolli i Brendshëm i Policisë me qëllim të zbulohen dhe eliminohen veprat penale të zyrtarëve policor të kryera në punë ose që kanë të bëjnë me punën, me theks të veçantë në zbulimin dhe parandalimin e veprave penale korruptive, njoftohet nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).