Ministria e punëve të brendshme ka iniciuar proces disiplinor nda G.M. punonjësit policor të Policisë së Ulqinit, i cili gjatë orarit të punës humbi radio-stacionin.
G.M. akuzohet për shkelje të rëndë të detyrës zyrtare të Ligjit për punë të brendshme (humbja e teknikes, pajisjeve ose mjeteve me të cilët punonjësi policor është i ngarkuar ose i përdor në kryerjen e detyrave zyrtare), shkruan “Dan”.
Ky punonjës policor më 19 prill në periudhën prej orës 9.30 deri në 11, derisa sa ka kryer punët në lëmin e komunikacionit në aksin Kollomzë-Krythë, humbi radio-stacionin mobil të markës “motorola”, modeli “tetra”, “MTP 850 S”, me të cilin ishte i ngarkuar.