Me rastin e zgjedhjeve presidenciale të Malit të Zi, të cilët do të mbahen me 15 prill, Ministria e punëve të brendshme formoi “Call center” me numrin unik 19820.
“Me thirrjen e këtij numri dhe me dhënien e të dhënave personale (emër dhe mbiemër, data e lindjes dhe emri i prindit) ose të numrit personal amëz, qytetari nga operatori do të fitojë informatën se a është i regjistruar në regjistrin zgjedhor dhe në cilin vendvotim voton”, njoftohet nga MPB-ja, ndërsa transmeton Antena M.
Numri unik 19820 është falas dhe i qasshëm për të gjithë shfrytëzuesit e telefonisë celulare dhe fikse në Mal të Zi.