Mr. Arben Berjashi: GJURMËT ILIRE NË KRAJË

 

ARBENIEdhe Kraja ishte një nga trevat e ilirëve të lashtë.Në këtë zonë të Ilirisë, sikurse në pjesën më të madhe të bazenit të Liqenit të Shkodrës (Labeatis lacus) siç e quan Tit Livi, jetonin pjesëtarët e fisit ilir me emrin labeatë (Labeates).Fqinjë të tyre në lindje ishin scirtonët (Scirtones), ndërsa në veri të tyre jetonin dokleatët (Docleates), të gjithë këta ishin fise ilire.

Vendi ku jetonin labeatët quhej Labeatis.Qendra më e fuqishme e tyre ishte Shkodra.Tit Livi shkruante se Genti e kishte zgjedhur Shkodrën për kryeqendër (fortesë) të mbarë mbretërisë së tij “duke qenë vendi më i fortë i labeatëve”.

Gjetjet arkeologjike dhe studimet ilirologjike dëshmojnë se ilirët ishin një popull i lashtë dhe autokton i Ballkanit.Gjithashtu, edhe për praninë e ilirëve në trevën e Krajës ekzistojnë gjurmë dhe dëshmi relevante arkeologjike, etnografike, etnologjike etj.Për këtë dëshmon edhe fakti se, sikurse në shumë lokalitete të tjera ilire, ashtu edhe në Krajë (te Liqeni i Shkodrës) është gjetur një sëpatë ilire e tipit dalmato-alban.Në këtë frymë, Andromaqi Gjergji, duke bërë fjalë për veshjet shqiptare në shekuj, thekson se “më vete qëndron edhe veshja e Krajës, krahinë shqiptare në Mal të Zi.” Kjo dëshmon njëkohësisht edhe për vazhdimësinë iliro-shqiptare në këtë trevë. Dëshmi e tillë, në radhë të parë, është veshja kombëtare e gruas së Shestanit e cila me asnjë detaj nuk dallohet nga veshja e bustit të gruas të zbuluar afër Beratit, e cila i përket shekullit III-II para erës së re. Elemente të tilla ilire vemë re edhe te gratë tjera krajane.

Lashtësinë ilire në këtë trevë na kujtojnë edhe motivet e zbukurimit të pëlhurës, të cilën e thurnin në tezgjah (vek),tashmë është shuar plotësisht kjo mjeshtri të cilën e ushtronin mjaft vajza dhe gra krajane.

 Kultivimi i traditave pagane- pjesë e identitetit kombëtar

Te shqiptarët e Krajës dhe Shestanit janë ruajtur dhe kultivuar traditat pagane si pjesë e ndërtimit të identitetit kombëtar. Ata kishin shumë perëndi, me atribute vendesh,objektesh e fenomenesh të natyrës, disa të përbashkët e disa të veçantë për çdo  krahinë.Besonin në fuqinë hyjnore të diellit, se nga ai kishin shumë të mira për jetën e tyre, besonin në ujërat se atyre u shërbenin më tepër, besonin në kafshë të ndryshme, nga frika ose mirësia që kishin prej tyre; besonin në drunj,në pyje e maja malesh e kodrash,besonin në vendvarrimet e të parëve a të afërmve të tyre e për këto kishin kulte të posaçme.

Në zonën e Krajës jetojnë sot e kësaj dite rite,legjenda, mite, doke zakonore,monumente kulturore,por ne do të përqëndrohemi në disa elemente nga thesari i gjere i kultures pagane të kesaj treve, siç jane: Banieri, Evenimenti i daljes në majen e malit të Rumisë, Ublat e Krajës, Vallja e Krajës,evenimenti i Ditës së kështenjave, Evenimenti i Ditës së verës, Ora e shtëpisë (gjarpëri me fletë), E enjtja e madhe, Dita e Krapit etj. Në këtë kuadër edhe banieri i Krajës së Sipme është një flamur sinjalizimi me rrënjë pagane,i përbërë prej një druri të gjatë, i zbukuruar me gjethe të njoma dhe me lule të bukura,zakonisht me lule kavili dhe devesili.D.Nikollë Gazulli citohet të ketë shkruar se „banieri është një vishkull lisi“,që është ose rregullohet  në formë të kryqit, të cilin kranjanët-  shetanasit e përgatisin dhe e ngrisin për çdo vit në mëngjesin e Ditës së Korpit të Krishtit dhe Gjakut të Krishtit në një maje mali, në breg ose kodër,rëndom të zhveshur nga pyelli që të ketë mundësi për ta shikuar edhe gëzuar i gjithë fshati.Nga biseda me shetanasit e moshuar të zbritur nga Kraja,të cilët jetojnë në Ulqin apo periferinë e tij,sidomos në Braticë, Kollomzë,Krruç mësojmë se pikërisht kjo është arsyeja që Dita e Korpit  dhe Gjakut të Krishtit populli e quan Dita e Banierit.

Dalja në Rumi një pikë e adhuruar e trashëgimisë kulturore

Prof. Dr. Hajrullah Koliqi shkruan se ajo është festë e veçantë e Nënmalit (Gjuraçit) të Shestanit të Krajës së Sipme.„Banorët e Nënmalit e ngrisin banierin- me Kunjit; banorët e Bujgërit – me Golikut;banorët e Lukiqit– me  Lipovicës;banorët e Gurzës.1)Këto janë disa maje malesh pranë katundeve përkatëse të Shestanit.Ngritja e banierit shoqërohet edhe me një ritual të veçantë.Një ditë para Ditës së banierit,fëmijët e fshatit dalin shtëpi më shtëpi për të mbledhur miell, vaj,djath,vezë etj.Ka qenë zakon që secila familje të japë diçka, në mënyrë solidare.Me materialin e grumbulluar një grua e fshatit angazhohej të gatuante përpeq.Tepsinë me përpeq e zbukuronte me lule dhe e çonin te banieri i ngritur,gjegjësisht te burrat e fshatit,të cilët e kishin ngritur banierin në mëngjes.Burrat dhe njerëzit tjerë të pranishëm,ngrënin gatimin, këndonin, hidhnin valle dhe qitnin pushkë.Ishte ditë gëzimi dhe hareje.Sipas zakonit, mjedisi i përpeqit duhej t`i kthehej gatueses me tepsi si shenjë falenderimi dhe admirimi për gatuesen.

Dalja në Rumi,një traditë e kahmotshme.e lidhur me këtë bjeshkë të shenjtë,tashmë është rikthyer plotësisht.Edhe sivjet (2016) u shënua si manifestim me karakter gjithshqiptar,duke ekspozuar lojrat, vlerat sportive dhe kulturore formës pagane:tërheqja e litarit, hudhja e gurit, kërcimi “pup” etj.Popullata e Krajës,sidomos ajo e Briskut, Ljares dhe mbarë Shestanit gjatë shekujve e ka adhuruar bjeshkën e Rumisë si festën (reliken) më të veçantë.Me shekuj,gjatë pranverave banorët e Krajës janë ngjitur lart në majën e Rumisë, ku me këngë e valle e lojëra sportive kanë shënuar këtë event.Tani,daljen në Rumi e pëlqejnë adhuruesit nga Ulqini,Ana e Malit, Shkodra,Tirana, Elbasani,Kosova,Presheva, diaspora etj.Në këtë mënyrë, tashmë janë krijuar parakushtet e një pike të vizituar gjithnjë në rritje të turizmit të trashëgimisë kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi