Mr. Arben Berjashi: NOSTALGJIA RINOVON SHTËPITË  E  BRAKTISURA NË KRAJËN PERËNDIMORE

Kraja 9Në kuadër të Ditës  ndërkombëtare  të trashëgimisë kulturore ,realizuam një ekspeditë kërkimore në zonën e Krajës  perëndimore,disa  vendbanime,të Shestanit,dikur me shumë banorë edhe një cilivizim të trashëguar burimor.

Së bashku me  adhuruesin e aventurave alpinsite, Fatmir  Markashin,  morëm këtë udhë me  shumë befasira të panjohura.

Nga pelegrinazhet  tona të përvitshme në majen e Rumisë, kemi vërejtur  vendbanime  të shumta  edhe  shtëpi të mbetura  gërmadha. Kjo gjendje më shumë shtoi  kureshtjen tonë që të vizitojmë  ato mjedise.

Ecjen e nisem nga qendra  lokale  e Shestanit,Gjuraçi, ose ruhet  ende toponimi i lashtë, Nënmali.

Rruga  e ngushtë malore, por  e  asfaltuar. Të gjitha  mëhallat ishin të asfaltuara  edhe të lehtësonin  vizitën e  secilit cep të kësaj ane, e  cila  në brendi ruante  një civilizim të hershëm.

Hajdeni, mirë se  u pruni zoti!,- dëgjojmë një zë burri edhe na pret  sikur ishim njohur me  vite  të tëra.

Këtu jeni në Muriqin e  Naltë, në fisin  Lukaliq.

Derisa  u prezantuam, treguam qëllimin dhe dëshirën tonë për ta  vizituar fshatin, në tryezë zonja e shtëpisë shtroi pjatat me petulla, kupa mjalti edhe djath  dhie. Mirëpritja  edhe komunikimi shqip, rrëfime pa fund për jetën e dikurshme këtu, por edhe nostalgjia për të afërtit e tyre në migrim. Mikpritësi na rrëfen  se  në arkën e vjetër, të trashëguar brez pas  brezit  kishte  gjetur një  monedhë  shqiptare  që në kohën e  Mbretërisë së Ahmet  Zogut. Monedha  ruhej me  shumë adhurim.

Lëmë pas  Muriqin e Naltë edhe  duke vazhduar ecjen,një  zonjë e  nderuar na  ftoi që të pimë një kafe, por  sipas  agjendës së  ekspeditës  sonë, duhej ta  shpejtonim ritmin e ecjes.

-Po, pse  s po kthehi more?- reagoi gruaja, por ne  e  falenderuam shumë për  fisnikërinë e  saj. Shtëpitë e  braktisura,të ndërtuartuara  me një arkitekturë platësisht  autoktore, mure me  gurë të gdhendur, rrasa të dimensioneve  të mëdha në grykat  e saranxhave dhe të kasollave, tashmë të dekompozuara nga mëshira e kohës.

“AMERIKANËT ”  RIPËRTËRIJNË  SHTËPITË E BRAKTISURA

Edhe nga  këto anë të Krajës  Perëndimore, zona e Shestanit nën malin e Rumisë ,janë të shpopulluara,banorët  kanë ikur në kontinente tjera,në Amerikë apo në Australii, ndonjeri edhe në Evropë…Të motivuar  nga  ndjenja e mallit për  vendlindjen, nja 20 shtëpi  ishin në procesin e  rinovimit.

Sipas  tyre, më mirë të investojnë në vendlindje se sa në Tivar  apo në Ulqin.Normalisht, shtojnë se forma  arkitektonike e imazhit të mëparshëm,shumë karakteristik  të etnografisë rajonale.

Mësojmë se deri  në vitet   ` 50 – të  të shekullit të kaluar, Pinçi  kishte qenë  komunë,por më vonë Gjuraçi ishte bërë qendër  administrative  lokale  e Shestanit.

Kraja 10 foto 2

Foto: Shtëpi   e  rindërtuar

Në  vendbanimet e Krajës Veriperëndimore kultivimi i  patates, qepës, hudhëres, blegtorisë,mjaltit,djathit janë shumë konkuruese në treg.Këto kanë qenë shtyllat  e  ekonomive  familjare,por në ditët e sotme kanë ndryshuar   kushtet  jetësore në saje të mërgimit edhe pensioneve për  kohët e punës  në ndërmarrjet publike apo ekonomike,në Tivar në veçanti.Banorët  aktual janë të moshuar,të rinj nuk mund të takosh.Të moshuarit, jo vetëm se kishin ruajtur traditën e mikpritjes,por edhe të gjuhës  edhe identitetin  kombëtar.

Kraja 3

Foto: Dëshmitë e civilizimit të kaluar,potenciale për një të ardhme të qendrueshme

 

FORUMI  I  TRASHËGIMISË  SË  KULTURËS  ME SELI NË ULQIN

Për  të shpëtuar, rinovuar, mbrojtur e promovuar  vlerat e  qëndrueshme  të trashëgimisë  kulturore të Krajës, Anës  së Malit dhe të Ulqinit, e shohim të arsyeshme  që në këtë kontekst  të  themelohet Forumi i  Trashëgimisë  Kulturore me seli në Ulqin, si  asociacion jashtëpartiak.

Institucionet  ekzistuese publike nuk  disponojnë  specialistë të duhur  të kësaj fushe komplekse. Është  një mangësi e madhe, mungojnë broshurat, fletëpalosjet, e sidomos  atllasi i pikave më interesante të thesarit  të trashëgimisë kulturore për  të ndërtuar një linjë të re të turizmit të qëndrueshëm kulturor, të agroturizmit , kampimit, konferencave shkencore, kolonive të arteve pamore, takimeve  letrare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…