Mr. Kristjan Dukaj: Politikan apo politolog ?

Kristian DukajJetojmë në kohëra kur civilizimi njerëzor ka gjithnjë e më shumë nevojë për ekspert të fushave të ndryshme për të siguruar një të nesërme më të mirë; më të sigurt dhe më shpresëdhënëse. Ndërkohë, ndërtimi i sajë më së shpeshti varet nga vendimet politike në qarqe të ndryshme për ç’gjë, më së shpeshti, na mëson historia, madje nga e kaluara jo e largët. Po ashtu, për fat të keq, jo rrallë, qëndrime politike jo të matura mirë kanë reflektuar pasoja të padëshiruara për breza të tërë të cilat janë shënuar në kronikat historike në periudha të ndryshme. Andaj, si çdo veprimtari tjetër, edhe politika duhet avancuar përmes njerëzve, që ndryshe quhen shkencëtar politik, ose politolog. Mirëpo, dallimi mes politikanit dhe politologut, edhe pse është evident,  më së shpeshti nuk është temë trajtimi në qarqet shoqërore.

Politologu, si njeri i shkencës, duhet të zhvillojë dhe afirmojë aftësinë analitike , sepse vetëm në atë mënyrë, pavarësisht politikës ditore, mund të vlerësoj suksesin e pushtetit, të zhvillojë mendimin kritik në avancimin e pikëpamjeve pozitive, sidomos në fushën e politikës por edhe rrjedhave tjera shoqërore.

Politologu, vepron me kapacitetin dhe aftësitë e veta, për dallim nga politikani i cili angazhimet e veta i valorizon përmes ndonjë partie politike me pikësynimin kryesor për të fituar pushtetin  dhe, në këtë mënyrë, përhapjen e ideve dhe vlerave të ndryshme. Një politolog, si njeri i shkencës, synim por edhe obligim parësor, ka të sqarojë dhe analizojë proceset e ndryshme politike! Në gjuhën angleze politolog do të thotë “an expert political science”, përkth. ekspert i shkencave politike, andaj, si ekspert duhet të paraprijnë me parashikimet e veta e që shërben si bazë për veprimtarët publik ( mediat, analistët…) që bashkërisht t’i parashikojnë rrjedhat shoqërore.
Një politikan, veprimtarinë politike e percepton si aftësi, ndërsa politologu ka tjetër qasje, atë shkencore, të bazuar mbi parimet e filozofisë politike. Politologu, njëjtë sikur çdo profesionist tjetër; mjeku, artisti apo psikologu, një politolog mundet, por nuk e ka të obliguar të jetë pjesë e jetës politike të një vendi, ose ndryshe thënë angazhim në parti politike.
Pyetja që parashtrohet më së shpeshti lidhur me këtë çështje është: nëse një politolog është ekspert në fushën e shkencave politike, atëherë pse vetëm politologët nuk janë akter  të drejtpërdrejtë në politikë, ose shumë janë rrallë?

Opinionet  janë të ndryshme, por nisur nga fakti se  politika është një fushëveprim përmes së cilës, çdo  individ ka mundësinë e rregullimit dhe  ushtrimit të pushteti në një bashkësi, kuptohet secili individ i cili plotëson kriteret e parapara që të jetë aktiv në jetën politike. Në vendet e vogla, siç është Ballkani, politika qoftë edhe ajo e ditës, është në interesin më të gjerë ashtu që sot, mund të vërejmë që pjesa më e madhe e politikanëve vijnë nga një fushë tjetër,  jo e shkencave politike. Ngjashëm edhe në veprimtaritë tjera, respektivisht debat i njëjtë edhe kur është fjala për diplomatët e të cilët janë të kategorizuar në  diplomatë karriere dhe në kategorinë tjetër,  diplomatë të nderit ( të cilët i vendos politika dhe jo profesioni).

Në rrjedhat shoqërore, është sfiduese ndihmesa e politologëve në perceptimin sa më të plotë të proceseve politike dhe parashikimet e mundshme si refleksion i veprimeve të akterëve kryesor në jetën politike.

Për dallim nga një politikan, i cili politikën e sheh si një hobi, si një profesion që mund ta ushtrojë, përveç profesionit primarë që ka, një politolog atë e pëcepton si shkencë dhe si një ndihmë për shoqërinë, njëjtë si një mjekë i cili ndihmon pacientin e vetë.

Mr. Kristjan Dukaj,
Këshilltarë i lartë për marrëdhënie me opinion në komunën e Tuzit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do