Mr. Sabri Salaj: QYTEZA E KATËRKOLLËS

sabri salajQyteza e Katerkollës, si pjesë e sistemit administrative të Komunës së Ulqinit, shtrihet në  Rajonin e Anës së Malit me një territor në të cilën gravitojnë mbi 20 fshatra me një popullsi mbi 6 mijë banorë, ku përfshirë migrimin dhe emigrimin kap një shifër mbi 30 mijë banorë. Rajoni i Anës së Malit  shtrihet në një fushë të begat pjellore në mes të Liqenit të Shkodrës, Liqenit të Shasit, Lumit Buna dhe Detin Adriatik kurse Qyteza Katerkollë si qendër urbane e këtij rajoni ishte dhe vazhdon të jetë potencial i rëndësishëm ekonomik, administrativ, kulturor, turistik e sportive për tërë këtë rajon në Komunën e Ulqinit.

Në qytezën e Katerkollës, veprojnë dhe kanë selinë e vet Qendra Shëndetësore, Elektrodistribucioni, Posta, Kino Salla, Biblioteka, Bashkësia Lokale, Regjistri i Gjendjes Civile, Shkolla 9-vjeçare, Kopshti për fëmijë, N.P. Ujësjellës dhe Kanalizimi, N.P. Veprimtaritë Komunale, Partitë Politike, Qendra e fëmijëve psiko-edukative ,,Ylber Shpresë’’, shoqatat jo qeveritare, Polici i zonës, Policia kufitare, Tregu i Gjelbër, Tregu i Bagëtive dhe terreni sportiv. Këto institucione të cilat  ishin me kompetenca të plota administrative sot vazhdojnë të degradohen, nga mungesa e mjeteve financiare por edhe nga neglizhenca e organeve mbikëqyrëse kompetente , pavarësisht se disa vazhdojnë të punojnë  në shërbim të qytetarëve,edhe pse jashtë çdo standardi dhe në kushte të vështira.

Dikur…

Në biseda më banorët e vendit, për  të kaluarën e kësaj qyteze, vëren qartë pasionin dhe dashurinë  e madhe që kanë të flasin për këtë zonë, ku me një nostalgji të madhe secili bisedën e vet e fillon më Shkollën e Vjetër, fanar i dijes dhe arsimit të parë shqip për këto treva.

Gjatë kohës së Austro-Hungarisë në këto treva,  fillon edhe ndërtimi i parë i rrugës që lidh Shkodrën më Tivarin duke kaluar nëpër qendër të Katerkollës. Kjo rrugë ndërtohet për  zhvillimin e kësaj zone, dhe e gjithë rruga është e ndërtuar më punë të detyruar të popullit, dhe ka qenë e ndërtuar kalldrëm. Gjatë kohës së Italisë në këto treva, për vizitë në Shkollën e Vjetër vjen Viktor Emanueli i III i cili pritet nga nxënësit e shkollës dhe personeli i saj.

Për karvanët të cilët kalonin nëpër këtë rrugë , dhe vinin nga të gjitha anët ,për tregti dhe vizita  shërbente Hani i Maxharreve, që kishte odat për fjetje, lokalin për pushim si dhe vendin për kafshë. Hani kryente edhe funksione tjera ku ushtori i cili ka qene rojtari i tokës,  në rast se kafshët e dikujt tjetër kanë bërë dëm në territorin e tij ,ushtori  ka qenë i detyruar që t’i dërgoj në Han , ku pronari i kafshëve ka paguar pastaj dëmin e shkaktuar dhe shërbimin e Hanit. Ushtori  për tokat në Shas ka qenë Hysni Lam Salaj.

Furnizimi më rrymë për Katerkollë vinte nga centrali i cili ishte sjell nga Ulqini, punonte më naftë dhe kishte basenin për ftohje, ku orari i dritave ishte deri në ora 10 të mbrëmjes, ku jepej sinjal tri herë ndizej-fikej përpara se mu ndal që banorët të përgatiteshin për fjetje. Banorët e zonës visheshin më tesha kombëtare dhe me pekta të qepura në tezjeh ku mjeshtër i njohur i këtyre artizanaleve ishte Shaqir Kaleziqi kurse për ngjyrosjen e pëlhurave dhe xhamadanëve shkonin në Bojk. Dasmat janë bërë dy net e dy ditë , ku instrumentet popullore që janë përdor kanë qenë lodra me kernet dhe qemalja me dajre. Muzikantët anamalas të cilët ishin për aheng në çdo familje ishin Faik Nuzi me qemale dhe Sylo Xhafa me dajre. Në Katerkollë vepronin edhe disa  kovaç hane të cilat merreshin më rregullimin e veglave bujqësore dhe mjeteve të punës dhe ishin në pronësi të Dullo Halilit, Sait Axhemit  dhe Beqir Kovaçit. Po ashtu kishte edhe dy mullinj për bluarjen e drithërave ku njeri ishte në Vorre të Selitës dhe ishte në pronësi të një banori nga Milla , ku Milla  ishte më e njohura për industrinë e bluarjes së drithërave dhe   numëronte mbi 44 mullinj më ujë. Mulliri i dytë në Katerkollë  ishte i një periudhe më të vonë i cili ishte mullini sapot dhe ishte në pronësi të familjes së Halil-Mehmet Tahirit. Me fillimin e makinerive të renda për përpunimin e tokës dhe për lëvizje, familja e Adem Dyl Taipit hap servisin e parë në Katerkollë, ku për një kohë shumë të shkurtër filloj të bëhej shumë i njohur saqë filluan të vinin mjete për riparim edhe nga Ulqini e Tivari.

Në qytezën e Katerkollës ishte e vendosur edhe qendra administrative e rajonit të Anës së Malit ku udhëheqës u caktua Tahir Çapriqi prej Shasit. Ai vendos që ujin e Brajshës ta shpërndaj nëpër qendër të Katerkollës deri në Shas ku sjell gjashtë kroje publike për të gjithë qytetarët, tre i sjell në Katerkollë dhe tre në Shas. Në Katerkollë u ndërtuan edhe tetë banesa për ushtrinë kufitare të cilat më vonë më iniciativë të Junuz Divanit kaluan në pronësi të shkollës për mësuesit që vinin nga zonat e  largëta për të mësuar nxënësit në ,,Shkollë të Vjetër’’ të Katerkollës. Po ashtu u ndërtua edhe shpija e mallrave, shpija e kulturës dhe shpija e shëndetit të cilat u bënë më kontribut vullnetar nga banorët e Anës së Malit. Karakteristik për Katerkollën është edhe ndërtimi i puseve për ujë ku më i njohuri është pusi Dervish i cili sipas disa legjendave thuhet se është ndërtuar më kërkesë të banorëve të zonës dërguar një Dervishi i cili arriti të zbuloi këtë rrjedh uji për gjithë këto banorët dhe të rregulloj gjendjen e ujit. Në këtë territor kemi edhe pusin Bajram, pusin e Danit, pusin Sapot, pusin e Hanit etj. Furra e parë e bukës ka qenë e Nizo Kavajës i cili erdhi nga Kavaja, kurse shitorja e ushqimit dhe e tekstilit ka qene ajo e Gjon Kelit. Te shpija e Gjon Kelit ka qene edhe posta e pare në Katerkollë.

Sot…

Aktualisht në qytezën e Katerkollës, veprojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve ku duhet të përmendim, sallone darsmash, restorante, pizzeria , kafe bar, shitore te ndryshme, sallone  flokësh, servise të ndryshme, byrektore, furra buke etj. Rikonstruktimi i fazës së dytë të rrugës, Katerkollë- Krythë, faza e parë e ndërtimit të  trotuareve, si dhe nisja e procedurave për hartimin e planit detal urbanistik të Katerkollës  jep shpresë dhe hap një perspektivë të re që e gjithë territori në të cilën shtrihet Qyteza e Katerkollës  të jetë zonë urbane dhe në shërbim të qytetarëve të Komunës së Ulqinit. Po ashtu  hartimi i planit hapësinor do këtë rendësi të veçantë jo vetëm për qendër por për të gjithë rajonin e Anës së Malit dhe duhet një vëmendje dhe kontribut i gjithsecilit sepse nga kjo varet e tashmja dhe e ardhmja për brezat që do jetojnë në këtë rajon. Hartimi i planit detal urbanistik për Katerkollë duhet të bëhet në përputhje më planin hapësinor, më qëllim që ta shndërrojë Qytezën e Katerkollës nga një problem që çdo herë ishte aktiv për fushata politike në një zgjidhje administrative në shërbim të qytetarëve të Komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Dëmtime në tubacionin kryesor: DERI TË MËRKURËN PA UJË NJË PJESË E MADHE E ULQINIT
Dëmtime në tubacionin kryesor: DERI TË MËRKURËN PA UJË NJË PJESË E MADHE E ULQINIT

Të martën, më 28 qershor 2022, rreth orës 16.00 gjatë punimeve të një kontraktori të papërgjegjëshëm është dëmtuar tubi kryesor i ujësjellësit në Fushën e Ulqinit, është njoftuar Portali Ul-info nga NP

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën, më 29 qershor, në periudhën nga ora 09 deri në 15:00, pa energji elektrike do të jenë pjesa e qendrës së Katërkollës.

Kuvendi i Komunës: ZGJEDHEN NËNKRYETARËT E KOMUNËS DHE KOMISIONI ZGJEDHOR KOMUNAL
Kuvendi i Komunës: ZGJEDHEN NËNKRYETARËT E KOMUNËS DHE KOMISIONI ZGJEDHOR KOMUNAL

Me propozim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, Kuvendi i Komunës të hënën zgjodhi dy nënkryetarë. Ata janë Beqir Sella, funksionar i PD-së dhe Sabr Sallaj, ndryshe nënkryetar i Forcës

Ulqin: SEZONI PËR RRETH 30 % MË I MIRË SE VITIN E KALUAR
Ulqin: SEZONI PËR RRETH 30 % MË I MIRË SE VITIN E KALUAR

  Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur zyrtarisht se presin një sezon dukshëm më të mirë se vitin e kaluar. “Të gjithë treguesit që kemi flasin në favor të kësaj, se sigurisht që jemi 60% më mirë

Dr G.Karamanaga: GANI I VOGËL
Dr G.Karamanaga: GANI I VOGËL

Gani ende nuk i ka mbushur shtatë vjetë.Një ditë u nis prej shtëpie. Nuk i tregoi askuj se ku po shkon. Komshitë Shyqyrija, Kimetja dhe Zhelko e vrejtën se ishte në rrugë. Pas një kohe prindërit e tij