Sonte fillon dhjetëditëshi i fundit i muajit të madh mysliman Ramazanit. Në këto ditë besimtarët duhet të forcojnë nënshtrimin Zotit në mënyrë që të fitojnë mëshirën më të madhe dhe shpërblimin e premtuar.
Një nga veçantit e këtyre dhjetë ditëve, gjegjësisht netëve, është që në to gjendet Nata e Kadrit, e cila, siç pohon I Mëshirshmi në Kur’an, është më e mirë se një mijë muaj (83,3 vite)! Këtë Natë të përcaktimit apo fatit duhet kërkuar, siç tha profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, në netët teke të një të tretës së fundit të Ramazanit.
Në Ulqin tradicionalisht besohet se kjo është nata e 27 e Ramazanit, e cila këtë vit i bie me 23 korrik.