Të premten, me 24 prill, është dita e parë e agjërimit për besimtarët myslimanë, njoftohet nga Bashkësia Islame.
Siç thuhet, për shkak të pandemisë së koronavirusit leximi i Kur’anit Famëlartë, gjegjësisht mukabele, përndryshe traditë shumëshekullore në Ulqin, fillon prej të enjtes pas Iqindisë dhe mund të ndiqet online.
Për shkak të kësaj situate besimtarët nuk do të kenë mundësi që gjatë Ramazanit bashkërisht të falin namazin e Teravive.