Mugosha: PARTITË SHQIPTARE NUK E MBAJTËN PREMTIMIN TË PËRKRAHIN VUJANOVIQIN

Kryetari i komunës së Podgoricës dr. Miomir Mugosha tha të hënën në mbledhjen e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit që partitë shqiptare nuk e mbajtën premtimin të cilin e dhanë në mbledhjen para zgjedhjeve presidenciale “kur udhëheqësit e tyre thanë që do ta përkrahin kandidatin për kryetar Filip Vujanoviqin”.

“Atë që premtuat nuk e realizuat. Keni dhënë premtim të fortë që do ta përkrahni Filip Vujanoviqin, e ai kishte më pak vota në Tuz në krahasim me votimet e kaluara. Por mirë, çdo kush me vete e mbanë kryqin e vet ose gjysmëhënën”, tha Mugosha.

Përndryshe, Parlamenti në Tuz refuzoi propozimin e Mugoshës për Projektin urbanistik të Dinoshës, i cili shkaktoi shumë tension në mes vendasve të asaj treve, ndërsa mbledhja u ndërpre gjatë diskutimit për elaboratin ekonomik për arsyetueshmërinë e komunës së pavarur të Tuzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…