Mujo Rexha në burg: TË PREMTËN ARRESTOHET DHE TRANSPORTOHET NË SPUZH

Drejtoria e policisë ka lajmërua që të premten pasdite ka arrestuar Mujo Rexhen (40) dhe e dërgoj në Entin për kryerjen e sanksioneve penale në Spuzh.

Siç thuhet, Rexha është arrestuar me urdhër të Gjykatës themelore të Ulqinit për kryerjen e dënimit prej gjashtë muajve, në të cilin u dënua për ndërtimit të objektit, tek restoranti “Alfa”, pa leje ndërtimi.

Para tre viteve ndaj Rexhes është nënshkruar urdhër arresti, sepse në gusht të vitit 2010 në depon e firmës së tij është gjetur arsenali i armëve.

Sipas asaj që shkruajnë mediet, Rexha është cilësuar si bashkëpunëtorë i afërt i Naser Kelmendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi