Mulliq: EDHE ULQINI FITOI PLANIN PËR MBROJTJEN NGA PËRMBYTJET

Mirsad MuliqDrejtori gjeneral i Drejtorisë për situata emergjente Mirsad Mulliq ka deklaruar se në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimror ky organ qeveritar ka kërkuar nga shërbimet komunale për mbrotje dhe shpëtim që të rrisin nivelin e gatishmërisë operative, të kryejnë kontrollin e nevojshëm dhe punimet në mjetet materiale – teknike.

Ka paralajmëruar që së shpejti do të fillojë edukimi i skuadrave komunale për mbrojtje dhe shpëtim lidhur me kompetencat e tyre në rast të fatkeqësive natyrore dhe të tjera.

Duke vlerësuar se përmbytjet janë një nga fatkeqësitë më të shpeshta natyrore në rajon dhe se është shumë i rëndësishëm parandalimi i rrezikut nga fatkeqësitë, Mulliq tha se janë hartuar 17 plane komunale për mbrotje dhe shpëtim nga përmbytjet, duke përfshirë edhe komunën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi