Munib Abazi: 28 NËNTORI – NË ULQIN DITË MONOTONE!?

Munib Abazi: 28 NËNTORI - NË ULQIN DITË MONOTONE!?Data shënon 28 nëntor 2014, 102 vjetori i pavarësisë së shtetit tonë amë… Në Ulqin ndiej ftohtësi, më duket thjeshte si një ditë prej ditëve të zakonshme monotone dhe e mërzitshme. Një pasivitet shumë i madh dhe gjakftohtësi në ketë ditë historike!!? A nuk është e çuditshme vallë ??? Po sikur Dita e Flamurit është me 28 nëntor dhe jo me 25, siç është festuar ketë vit në Ulqin!!!???

Dua te shpreh dëshpërimin tim te thellë, njerëzit që në fushata elektorale ngrisin flamujt dhe bëhen shqiptarë, sot qëndrojnë pasiv duke anashkaluar këtë dite…

Ulqini dhe qytetarët me vite kanë dëshmuar për patriotizëm, e ku jemi sot? Sot secili nga “kolltukët” benë politikë, politikë mashtruese dhe jo korrekte.

Dua të theksojë që shumë vite e posaçërisht dy vitet e fundit, ku unë kisha mundësinë dhe privilegjin të jem pjesë e organizimit me rastin e festave te nëntorit, e kam ndier dhe kam vepruar me ndjenja dhe emocione të zjarrta.

Qyteti dhe qytetarët ishin më të gjallë, entuziast dhe e ndjenin më shumë…. Dua të përcjell një mesazh në këtë ditë për mua dhe jo vetëm, shume te rëndësishme: nuk mund te besh organizime dhe te festosh vetëm e vetëm për mediet, e them këtë për mediet sepse mendoj se organizimet, e veçanërisht organizmi i 25 nëntorit ishte vetëm një pikë për opinionin e gjerë, gjoja neve nuk rrimë, por punojmë…

Ky qytet nuk e meriton këtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi