Krijuesi i njohur kulturor nga Ulqini Munib Abazi vendosi të paraqes në skenë Servantesin dhe Dulçinen e tij. “Është magjepsës tregimi për burgosjen nga ana e kusarëve ulqinak dhe qëndrimin në Ulqin të shkrimtarit ndoshta më të njohur botëror Miguel De Servantes, dhe dashurinë e tij me Dolçinen e bukur, përkatësisht Ulqinaken. Në këtë rast, është krejtësisht e parëndësishme a është ky tregim mit, legjendë apo e vërtet. Fakt është vetëm që ky është një tregim i bukur dashurie me të cilën qyteti jonë njihet në botë dhe që mund të jetë shumë interesant për shikuesit”, tha ai.
Abazi thekson se është në fazën e shkrimit të skenarit, ndërsa me realizimin e projektit do të fillohet mbas sezonit turistik.