Sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financanë Komunën e Ulqinit Arian Murati deklaroi se “vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave buxhetore”.
“Xhirollogaria e komunës së Ulqinit u gjet me 12.000 euro, ndërsa sot me datën 30.09.2022 ka rreth 1 milion euro. Realizimi i buxhetit për 9 muajt e parë, 1,5 milion euro më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha ai.
Murati shtoi se Sekretariati vazhdon të punojë me intenzitet të shtuar në mbledhjen dhe ruajtjen e buxhetit të komunës së Ulqinit.