Nga Komuna e Ulqinit është bërë e ditur se në të ardhmen do të ndahen dukshëm më shumë mjete për projektet e organizatave të shoqërisë civile.
“Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë trefish më shumë para për sektorin joqeveritar”, tha sekretari i Sekretariatit për Financa dhe Buxhet Arian Murati.
OJQ-të e mirëpritën këtë vendim, duke deklaruar se është e nevojshme që më shpesh të ketë konsultime të ndërsjellta.