Murati: PAGESA E BANIMIT INSPEKTORËVE NË ULQIN – TRADHËTI!

Arian muratiShefi i Klubit të këshilltarëve të Forcës së re demokratike në Parlamentin lokal Arian Murati ka thënë se komuna e Ulqinit paguan banimin inspektorëve të ndryshëm të cilët në këtë komunë do të jenë deri më 15 shtator.

“Deri sa inspekcionet e ndryshme bëjnë, pothuajse, masakër me dënime enorme në ekonominë dhe biznesin e Ulqinit, komuna jonë po të njëjtit i shpërblen”, tha ai në profilin e vet në FB.

“Shtrohet pyetja cila komunë në Mal të Zi përveç komunës së Ulqinit i paguan dhe i shpërblen këto inspektorë? Me paratë e cilit popull paguhet banimi i tyre?”, pyeti Murati dhe përfundoi: “Mendoj se çdo koment është i tepërt! Deri kur kështu? Ulqini nuk e meriton këtë tradhti!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi