Muratoviq: TË PËRMIRËSOHET BASHKËPUNIMI I PROKURORISË DHE POLICISË

Gjykata themelore, Osnovni SudBashkëpunimi në mes prokurorisë dhe policisë është kryesisht e mirë, por komunikimi mund të përmirësohet, vlerësoi drejtuesi i Prokurorisë themelore shtetërore në Ulqin, Feriha Muratoviq.

Ajo mendon se policia duhet të njoftojë prokurorinë me një numër më të madh të informatave operative në fazat më të hershme të hetimit kriminalist, meqenëse me hyrjen në fuqi të Ligjit për procesin penal prokurori është drejtues i procesit paragjyqësor, e i cili është ngushtë i lidhur me fazat fillestare të punës operative.

Muratoviq theksoi se raporti i Komisionit europian çështjen e bashkëpunimin në mes policisë dhe prokurorisë në proceset paragjyqsore nuk e vlerëson si të dobët, por përmend se duhet përmirësuar.

“Vlerësimi i tyre është në vend, sepse hapësirë për përmirësime ka”, tha Muratoviq e transmeton agjencia MINA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…