Muriqan-Sukubinë: NDALOHEN 14 REFUGJATË SIRIANË

 

Sukubine-Muriqan, Sukobin-MuricanPolicia kufitare në Muriqan ka ndaluar një grup klandestinësh sirianë, të cilët kishin destinacion Gjermaninë.

Ata u kapën në vendin e quajtur Shtuf në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Mes tyre ishin 7 meshkuj e 7 femra, ku 5 ishin të mitur.

Policia thotë se nga intervistimi i tyre, i bërë në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në DPV Shkodër, rezultoi se këta shtetas kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kapshticë-Korçë.

Destinacioni i tyre ishte Gjermania, ku pasi të mbërrinin do u paguanin  nga 1150 euro dy shtetasve që nuk ua dinin gjeneralitetet.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit sirianë për t’i dërguar në Gjermani. (Gazeta-Shqip.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…