Musa Hoxha (New York): DANKE DEUTSCHLAND!

sahat_kula_podgrae_ulcinj_fomoThënia e mësipërme mbahet mend si falënderim i shtetit Kroat drejtuar Gjermanisë për ndihmën e tyre ne njohjen e shtetit Kroat. Edhe kënga me te njëjtin titull është thurur dhe kënduar me vite. Dhe kjo e njëjta thënie me shkoi ndërmend kur po shikoja videot gjate promovimit te DPS-it ne Ulqin, ne fushate për zgjedhje lokale. Salla e mbushur përplot me ithtarë te kësaj partie, qofshin prej Ulqinit apo mysafir nga qytetet tjera, adhurues te kryeministrit, dhe njerëz kurioz qe se paku puna ia kërkonte te gjenden aty kur viziton kryeministri. Çdo gjë ishte sipas modelit te këtyre tubimeve, deri kur ne një moment foltoren e muarr një bashkëvendasi ynë Nipollë, qe jeton ne asnjë vend tjetër te botes, por ne Gjermani (Deutschland).

Përshtypja e pare e kësaj fotoje ishte një habi, sepse mendja e shëndoshe e ka vështirë t’a arsyetoj një rol te tillë. “Atdhetari“ ynë me një malazezçe te kthjellet, sepse nuk e pa te arsyeshme te lëshoj asnjë fjale përshëndetëse ne gjuhe shqipe, e kishte pare si detyre/obligim t’i falënderohet kryeministrit dhe DPS-it për punën e mire dhe rezultatet e duhura ne 23 vjetorin e qeverisjes. Detajet nuk ishin pjese e repertorit at nate, sepse po te ishin, bashkë kombësi ynë do t’a falënderonte kryeministrin për rezultatet si Kriporja, Riviera e Ulqinit, Agroulqini, Primorja, Neptuni, etj. Me tej do t’a falënderonte atë për shpërnguljen masive te Shqiptareve autokton nga vendlindjet e veta gjate këtyre viteve. Nuk e di sa banore te Ulqinit jetojnë ne Gjermani,  por sipas disa te dhënave, ne SHBA janë shpërngulur me shume se 5,000 nga Ulqini me rrethine. Kjo dukuri vazhdon edhe sot, fal “investimeve te suksesshme dhe mirëqenies” si produkt i punës se kryeministrit. Ne te njëjtin kontekst, bashkëkombësit tonë i kishte ikur nga mendja te falënderohej për komunën e Tuzit, rrogat me te ulëta ne nivel shtetëror, papunësinë kronike ne qytet, dhe planet për Valdanosin. Personazhi u mburr për një vendim te qeverise qe ai vete do t’a nënshkruante te nesërmen me qeveri qe definon bashkëpunimin me diasporën ne Gjermani. Kjo do t’i“ndreq” te gjitha, ishte konkludimi i radhës.

Sa për sqarim, unë mendoj se partitë e ashtuquajtura qytetare ne Mal te Zi janë dhe do te jene parti legjitime për Shqiptaret, dhe bashkëkombësit tanë kane plot te drejt te jene pjese e tyre. Normalisht, nëse e meritojnë at përkrahje bazuar ne punën e tyre. Dhe këtu nuk kemi te bëjmë me çfarëdo partie, por atë ne pushtet plot 23 vjet.

Ne fjalën përshëndetëse kryeministri foli shume gjera, por jo edhe për Ulqin, edhe pse aty ishte aty te promovoj partine e tij ne zgjedhjet lokale. Suksesi ne zgjedhje duket se ishte i siguruar, sepse rezultatet e qeverise flasin vete, ne trevat ku jetojnë Shqiptaret. 50 euro mbërrijnë shume larg, dhe kryeministri nuk kishte kohe te merrej me ne. Ndërmjet kllapave, çdokush mund te lexonte se kryeministri mendonte ne vete,” rrini aty mos bëni zë, ne te kundërtën kërkoni fatin neper Evrope ose matanë Atlantikut.” Këtë e kuptonte çdokush ne sall, opinioni publik ne Mal te Zi, dhe ne te njëjtën kohe duhej t’ia konfirmoj Nikolla ynë nga Deutschlandi. Mendimi i radhës ishte se, ne qofte se ka dikush qe nuk e kupton këtë, ja ku e keni bashkëvendësin e juaj te ju shpjegoj. Kryeministri mbaroj fjalimin, dhe duke u larguar nga salla mesiguri ne vete pëshpëriste “ Danke Deutschland”.  Salla shpërtheu ne brohoritje, çdokush falënderonte Zotin për “mirësinë” e këtij pushteti.

Sipas mendimit tim, diaspora ynë është linja e fundit e mbrojtjes dhe veprimit. Ajo e ka vërtetuar atë me aktinizmin vite me radhë ne mbrojtje te çështjes se Kosovës, përpjekjeve për demokratizimin e Shqipërisë, dhe çështjeve tjera te hapura ku jetojnë Shqiptaret. A duhet te rikujtoj ndokënd për rolin e atdhetareve tanë ne SHBA për çështjen e Kosovës. Ata mesiguri nuk e kishin arritur këtë sukses pa bashkëpunimin me ato qe jetojnë ne vendlindje, por roli i tyre ishte historik.

Akti i lartpërmendur është një shuplake kundrejt çdo përpjekjeje te sinqertë për avancim. Le te shpresojmë se kjo ishte një episod pa shije, dëshirë për dy minuta vetpromovim, dhe jo qëndrim i sinqertë i një bashkëkombësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…