Mustafa CANKA: DITËT E KIAMETIT NË TOKË

Plava dhe Gucia 1912/13 në historiografinë shqiptare

Paqja dhe prosperiteti shumëshekullor në Përendorinë Osmane e ka bërë situatën që vendasit e këtyre trevave në mesin e shekullit 19-të nuk kanë qenë të vetëdijshëm për përgatijet e ndryshimeve të mëdha dhe stuhive në rrethana lidhur me nacionalizmin e popujve ballkanik, si edhe qëndrimet e tyre për mendimet për realizimin e ideve shtetëmadha. Të gjithë këto lidhur me interesin e superfuqive për të ndërruar hartën gjeopolitike në regjion.

Lufta për ata ka qenë shumë larg. Askush nuk ka menduar se gjendja e tyre  mundet të ndryshojë. Atherë, edhe për imperinë e fuqishme, këto treva kanë qenë të papushtue Por, kështu nuk kanë menduar kojshit e tyre. Në vitin 1844, në „Načertanije“ (përshkrime për formimin e shtetit të  Serbisë të madhe)  ministri për punët e brendshme, Ilija Garashanin, projekton rrugën e daljes Serbisë në Detin Adriatik. „Ovaki put samo je onaj za sad mogućan koji preko Skadra u Dulcin vodi“ (Kjo rrugë është tash e mundshme vetëm nepër Shkodër dhe Ulqin).

Edhe pse Peradnorinë Osmane e përcjell kriza e madhe, ajo në vitin 1876 lehtë del fituese në luftë kundër Malit të Zi dhe Serbisë. Në vitin e ardhshëm, Serbia dhe MZ formojnë lidhje me Rusinë dhe shkakatojnë luftë të re kundër Turqisë. Osmanlijët e humbin luftën kundër Rusisë dhe kanë qenë të detyruar me paqen e Marrëveshjen e Shën Stefanit, në vitin 1878 t’i dorëzojnë Mali të Zi: Plavën, Gucinë, Ulqinin e Podgoricën. Të pakënaqur me situatën e re në Ballkan, ku tash dominonte Rusia, fuqitë evropiane organizojnë pas tre muajve Konferencën e re për paqe. Kongresin në Berlin e organizoi kancelari gjerman, Oto fon Bizmark. Në atë kohë formohet edhe Liga e Prizrenit, me të cilën shqiptarët i tregojnë Evropës se mund të jenë të bashkuar sa i takon qëndrimeve politike: për të bashkuar vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit, Janinës, dhe për të formuar një krahinë autonome ku ata kanë për të qenë shumica.

Në Kongresin e Berlinit është vendosur që Plava e Gucia t’i takonin Malit të Zi, me çka u dakordua edhe knjazi Nikolla, për arsye se këto vende „e afrojnë qytetit të lashtë të Prizerenit“, për të cilin ka e shkruar një vjershë – gjithëserbe me klithje luftarake, („Onamo, namo“). Deri te Prizreni mundet të shkojë nëpër Plavë, Guci dhe Pejë. Por, për këto aspirata knjaz Nikolla ka qenë i detyruar të presë 33 vjet. Në fillim të dhjetorit të vitit 1879, banorët e këtyre vendave, nën komandën e Ali pashës Gucisë dhe Jakup Ferrit, Adem Mekulit me shtatë vëllezërit e tij dhe me mbështetjen e Ligës Shqiptare, me armë i janë kundërshtuar ushtrisë malazeze. Kjo, njëkohësisht ka qenë edhe fitore e madhe e kësaj Lige. Dhe, për herë të parë thyhet një vendim i superfuqive evropiane. Megjithate, projeksionet e shteteve ballkanike nuk kanë heshtur. Posaçërisht është theksuar se „elementi mysliman“ duhet të zhduket dhe të largohet së bashku me Turqit.

Populli malazez ka qenë „për rregullimin  e hesapeve definitve“ i mobilizuar me thirrjet siç janë: „për kryqin e shenjtë dhe lirinë e artë“. Është bërë propagandë e madhe e cila fillimisht është treguar në shkolla dhe me përrallat ku thohet: “që Shkodra ka qenë gjithmonë e Malit të Zi“.

Mbreti Nikolla nuk e ka kuptuar se Beogradi prej kuj nuk ka pasur mbështetje ai „vëllezërve nga Sërbia“ i propozonë që mos të lejojnë formimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë. Kështu të shfrytzohet rasti që të bëhet ndamja e Shqipërisë dhe Kosovës.

Malit të Zi, sipas mendimit të mbretit Nikolla, është lypur t’i takojnë: Metohia (Rrafshi i Dukagjinit), Prizreni, Shkodra dhe gjysma e Sanxhakut. Serbisë duhet t’i bashkëngjitet: gjysma tjetër e Sanxhakut, Kosova, Shkupi, Dibra dhe Durrësi.

Në  porosinë për qeverinë e Sërbisë ai deklaron: „Formimi i shtetit të Shqipërisë  të pavarun do të kenë pasoja të mëdha për Serbi, dhe idetë serbomëdha në përgjithësi, se kështu do të ndalohet përgjithmonë dalja deri te ato vende ku ata kanë pasur aspiratat e tyre. Ai, gjithashtu, shtonë se tani „është momenti për akcion të suksesshëm, më  shumë se çdo herë“. Në këtë mënyrë si edhe thekson një prej liderëve për pavarësinë e Shqipërisë, Ismail Qemali në memoaret e tij, mbreti Nikolla ka qenë kundër integritetit të Shqipërisë dhe e ka sjelë në pytje pavarsinë e saj. Evidente është, që dëshira për grabitjen e territorive të reja, si edhe fakti  që planifikohet pavarësia e Shqipërisë, e detyron Cetinën e Beogradin, kundër mençurisë ushtarake, në vjeshtë me 1912 të fillojnë luftën e re. Armatat serbe dhe malazeze, edhe pse jo  mirë të përgatitura, kanë përparuar. Në historiografinë serbe dhe malazeze heshtet për faktin se kryengritësit shqiptarë atje ku ata ishin shumicë e popullsisë, vetë  i çliruan tokat e  tyre prej turqve.

Më 7 nëntor, ushtria malazeze e pushton Lezhën dhe Shëngjinin dhe, kështu, ia hap rrugën ushtrisë serbe për të përparuar lirisht kah Durrësi, të cilin kjo e pushton me 29 nëntor. Shkodra në ata gjashtë muaj përjeton dramën më të madhe në historinë e vet, kurse Mali i Zi pëson humbje të mëdha, rreth 10.000 njerëz dhe një blamazh të madhe diplomatike. Kështu e ka humbur besimin te superfuqitë si edhe te  Rusia. Edhe pse ka deklaruar se „shqiptarët deri në Durrës janë serbë të cilët kanë ndërruar besimin nën presionin  e turqve“,  kryeministri i Serbisë Nikolla Pashiq i dëgjon këshillat e Fuqive të Mëdha dhe ushtria serbe fillon të tërhiqet dhe e ndalon rrethimin e qytetit më të madh të atëhershëm shqiptar.

Deri sa ka qenë vëmendja e diplomacisë evropiane e përcaktuar, posaçërisht e Austro-Hugarisë në ndërprerjen e rrethimit të Shkodrës dhe të ruajtjes së që ky qytet të mbetet në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, ushtria e Malit të Zi me 19 tetor të vitit 1912  hynë në Plavë dhe Guci, dhe siç tregojnë dokumentat në arkivin e Cetinës, të cilët i ka botuar historiani nga Prishtina, Zekeria Cana, menjëherë fillon terrorin  kundër  popullsisë të këtyre vendeve. Më 22 tetor, trupat nën komandën e Radomir Veshoviqit e fillojnë aksionin e pastrimit etnik me shpjegim: „sigurimi i territorit të Malit të Zi prej aksionit nga komitët“. Paralelisht zhvillohet aksioni i mbledhjes së armëve, e cila ka nënkuptuar edhe  burgosje të antarëve të disa familje në Podgoricë dhe Nikshiq. Reth 200 vendas me autoritet prej këtyre territoreve janë deportuar në Mal të Zi.

Në librin „Srbi i Albanci kroz vekove“, (Samizdat/Free B92, Beograd 1999, f. 200) historiani Petrit Imami, shkruan: „Si shenjë hakmarrje për kohën nën Turqinë kundër shqiptarëve në territoret e çliruara është bërë terror i madh nga ushtria malazeze. Me komandën e gjeneral Veshoviqit dhe në prezencën e priftave ortodoksë nga Peja, në vitin 1913 bëhet konvertimi i dhunshëm i shqiptarve në  besimin ortodoks. Ai që u kundërshtonte, në atë moment është pushkatuar. Nënkoloneli serb Millovanoviq, në raportin ushtarak, shkruan “se populli i këtyre trevave ka përjetuar terrorin më të madh se asnjëherë“.

Urdhrit në terren i janë përgjigjur rrepsisht. Janë djegur katundet me banorët brenda tyre me qëllim për të ndërruar strukturën etnike. Vojvoda komit Millutin Baboviq shkruan kryetarit të Kuvendit popullor të Serbisë Andri Nikoliqit: „Sa i takon mundit, jemi munduar t’i zbatojmë të gjithë urdhërit e komandat. Njëkohësisht do të  themi se  atje ku ka ecur ushtria e jonë, aty duhet të vijë popull tjetër, se ai i mëpërparshmi është zhdukur, si edhe çdo gjë që ka pasur emrin e tyre!“

Gazmend Rizaj, në veprën e tij “Shqipëria e Sipërme” f. 286, shkruan se historianët shqiptarë janë të mendimit që „serbët kanë qenë më të përmbajtur se  malazezët në këto aksione, posaçërisht sa i takon ndërrimit të besimit“. Në rajonin e Gjakovës, për një ditë, 1200 njerëz, në mënyrë të dhunshme kanë kaluar në besimin ortodoks.

Sipas historianit Limon Rushiti, vetëm në Pejë me rrethinë, deri në vitin 1914, prej besimit islam dhe katolik kanë kaluar në besimin ortodoks mbi 10 mijë shqiptarë. (L. Rushiti: Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë më 1912-1918, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 142).

Në këto aksione të tmerrshme, posaçërisht është eksponuar komandanti i xhandarmerisë të Malit të Zi, oficieri Savo Llazareviq, të cilin e kanë  quajtuar me emër Savo Batarja, te shqiptarët përmendet si Savë ose „Savo vrasësi-gjakësori“.

Faza e dytë e okupimit të këtyre trevave, siç e thekson Cana, ka filluar me ardhjen e Avro Cemoviqit, në fillim të marsit 1913, që e karakterizon eksplodimi i rezistencës më të madhe deri te shkalla e gjenocidit. Ai vlerson se kjo ka qenë edhe shpërblim për Cemoviqin për punët e tija në Tutin e Ribariq, ku ushtria nën komandën e tij ka djegur shtëpi, plaçkit bagtitë, kanë vrarë të pafajshmit, përdhënuar gratë e vajzat.

Viti 1913, në popullin e Plavës dhe Gucisë kujtohen si Viti i Avro Cemoviqit. Ishin ato „Ditët e kijametit në tokë “, simboli i të cilëve është Qafa e Previsë, ku janë vrarur në mënyrë shumë të ashpër disa qindra njerëz të cilët nuk kanë dashur të përjetojnë konvertimin e dyfisht: fetar dhe nacional.

Cemoviqi për punët e tija të këqija ka zënë vendin në epikën shqiptare. Këngtari popullor, përmes gojës të Hasan Bajrës, i drejtohet me këtë:

 

500 vjet kemi sundue mbi ty,

Asnjëherë së të kemi çue në xhami,

Nuk të kemi folur as besimin me ndrrue!“

 

„Shkenca e historisë nuk e njeh spontanitetin e ngjarjeve edhe kështu ndërrimi i dhunshëm i besimit të shqiptarëve nuk mundet të kuptohet si akt i izoluar i pushtetit lokal, si kanë dëshirë ta tregojnë historianët malazezë, por si një proces afatëgjatë për asimilimin e popullatës josllave i cili ka qenë i projektuar në pallatin mbretërore në Cetinë, me një qëllim që të formohet etnikisht e pastër toka sllave“, thekson Zekeria Cana  në librin „Gjenocidi i Malit të Zi kundër popullit shqiptar më 1912-1913“.

Historiografia shqiptare në këto kohët e terrorit më së shumëti thiret në punimet e shkrimtares Edit Durham, të cilën shqiptarët – malësorët e kanë qujtuar Princesha e pakurorëzuar e Shqipërisë. Ajo ka qenë shumë e prekur me krimet të cilët i ka bërë ushtria malazeze dhe, si shenjë proteste, e kthen dekoratën nga mbreti Nikolla me shpjegim: „Nuk do ta mbajë dekoratën e cila eshtë  e ndotur  me gjak!

Në librat e veta ajo citon sekretarin e  komandantit  Janko Vukotiq i cili në Cetinë i tregon se politika e Malit të Zi ka qenë e drejtuar në shfarosjen e të gjithë myslimanëve dhe kolonizimin e këtyre vendeve. „Ne i kemi vrarur të gjthë meshkujt të fisit Rugova. Askush prej tyre nuk ka mbetur gjallë“, transmeton Durham fjalët e sekretarit pas reagimit të saj kur i ka ndigjuar përshkrimet për krimet të cilët i bëri ushtria malazeze.  Ai vazhdoi: „Kemi bërë një punë të mirë. Malazezët tash çdo kejt vendosin drejtësin. Fëmijët e të vrarëve do të drejtohen dhe përcillen në shkollat serbe dhe kështu sllavizimi do të bëhet shpejt dhe gjuha shqipe do të ndalohet “.

Në Konferencën e Londrës, më 22 mars, me propozim e Austro-Hugarisë,  vendosin se: Plava, Gucia dhe Peja, Manastiri i Deçanit dhe Prizreni, t’i jepen Malit të Zi. Fuqitë e Mëdha janë obliguar për mbrojtjen efektive të  myslimanëve në  territoret të cilat kanë me qenë tash me Sërbi dhe Malin e Zi.

Mali Zi, siç thonë, ka garantuar drejtat fetare në territoret e okupuara, po së shpejti është vërtetuar se kjo vetëm ishte propagandë. Puntorëve në shërbimin fetar nuk u është lejuar të punojnë punën e tyre. Xhamitë e mektebet janë mbyllur, me shpjegim se këto janë çerdhja e fanatizmit fetar, para portave të tyre kanë qenë rojat të armatosura“, vazhdon Durham.

Të gjithë këto ngjarje i ka përcjellë edhe gazetari austriak Leo Freundlich (Leo Frojndlih) në vitin 1913 i cili boton librin Albaniens Golgotha.

Për arsye se në Europë është hapur lajmi dhe reagimet për krimet të cilët i bëri ushtria malazeze, mbreti Nikolla ka lëshuar urdhrin për ndërprerjen e dhunës. Familja e njohur në Pejë Mahmutbegollaj (Begolli), e cila në fund të vitit ka hequr fesat e bardhë dhe në vend të tyre është detyruar në mënyrë të dhunshme t’i mbaj fesat me simbole malazeze dhe  të përhapë  besimin ortodoks në shqiptarë dhe myslimanë, me vendimin e ri të  mbretit Nikolla, përsëri i kthehen fesat të bardhë shqiptarë dhe në besimin të mërparshëm. Për t’i përfituar liderët shqiptarë, suvereni i Malit të Zi ka filluar të ndajë dhurata dhe dekorata (Imami, 208).

Por, për krimet e ushtrisë së tij kundër civilëve dhe rolit të keq në Luftën në Shkodër, ai në historiografinë shqiptare zë një vend shumë të ultë. Te historianët shqiptarë një kohë të gjatë këto ngjarje dhe krime kanë mbetur si tabu tema edhe sepse ndërmjet shiptarëve, Plava dhe Gucia janë qujtuar në mënyrë metaforike „koka e  Shqipërisë“.

Për atë kohë, për krime dhe punë të poshtëra dhe të pandershme në Plavë dhe Guci është shkruar pak dhe në mënyrë sporadike. Shumë rrallë në Shqipëri, pak më tepër në Kosovë. Deri diku, kjo gjë mund të jetë e kuptushme për arsye se atëherë shqiptarët  dhe  lidhja e tyre nacionale kanë luftuar për mbijetesën e tyre, në atë kohë për të cilën  historiani Bujar Dugolli shkruan se ka qenë „periudha më tragjike për tërë popullin shqiptar“. (Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1878-1912,  f.. 334)

Në Plavë-Guci , më 9 mars 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi