Mustafa Canka: FB FRIKACAKËT DHE NDOTËSIT

a ku je mustaf canka sa i paburr je, ke mi pagu me te madhe ket cka je duke ba, mare mut mutit i keq paske qen… njeri i padifunumun, injorant, e i tana te zezave je. ne portalin e juaj e le njerz qe shajn forcen e ata qe e livdojn i hek… mir mir se jena ba nji grup qe kena me ti qit disa harrlyqe te juaja… Ruju mir se cka je duke i ba vejdid se ske me pas me kend me nejt par ke me u ba si qen i cartun

Hapi syt se cka je duke ba, se per disa dite do te i publikojme disa foto, tekste edhe disa fakte qe tregojne taman se kush je ti. Vetem ti vazhdo me keto pune te pista, per disa dite ke me pase marre me dal ne qytet… Ke me marr mire vesht se kush jena na… ama as ti ske me e fshi njollen ne fytyr si kena me ta vu.

Këto mesazhe të ulëta i morra mbrëmë nga FB frikacakët. Po i bëj publike në mënyrë që i gjithë opinioni publik të ketë mundësi të shoh këtë frikë të madhe, këtë ultësi, këtë mjerim i cili fshihet pas profilit të rrejshëm të Edina Hoxha.

E ky është vetëm njëri nga një sërë profilesh të rrejshëm të cillt kohët e fundit në FB janë iniciuar nga militantët të cilët kryesisht janë të afërt me Forcën e re demokratike. Këtë e treguan edhe njëfarë vjershash të cilat filluan ti publikojnë po ashtu në FB. Kur ju është kërcënuar, janë ndalur. Militantët e Forcës dinë kush i ka shkruar këto vargje të neveritshme.

Nëse këto të pamend nuk ndalojnë me baltosjen e njerëzve që mendojnë ndryshe në Ulqin ndoshta do të thërrasim policinë të merret pak me këto profile të rrejshme dhe shumë shpejt do të dimë saktë për ke bëhet fjalë. Kush janë këto ndotës të FB-hapësirës dhe FB-frikacakët.

E unë jam nën shënjestrën e tyre të vazhdueshme. Me arsye! Jam njëri nga të rrallët që nga ditët e para kam kritikuar këtë pushtet në largim, mashtrues, dëmtues dhe egoist. Por, çdo herë e kam bërë këtë në mënyrë publike, me emër dhe mbiemër të plotë, i bindur që bëj punën e vet të gazetarit dhe intelektualit të angazhuar në mënyrën më të mirë.

Dhe për këtë arsye këto pickime mizash i kam thjesht qesharake. Por, meqë bëhet fjalë për grup të organizuar fanatikësh partiak, dëshiroj që në mënyrë publike të ftoj udhëheqësinë e Forcës të distancohet nga këto veprime të turpshme! Kjo është në interesin e tyre më të thellë.

Nuk është dhe aq e mençur të sulmohen gazetarët në mes të fushatës. Sidomos jo mua! E dinë këtë të gjithë në Ulqin, por edhe më gjerë, shumë mirë! Fati politik i disa ish funksionarëve tanë, them se është mësim i mjaftueshëm. Është e dobishme ti përcillet kjo anëtarëve të vet të cilët nuk janë të informuar, ose të cilët shpejt e kanë harruar të kaluarën e afërt.

Ndërsa Portali UL-info vazhdon më tej.

Gëzuar të gjithëve Viti i ri 2014!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ulqin 2022/23: PROGRAMI I MANIFESTIMIT „SWEET DECEMBER“
Ulqin 2022/23: PROGRAMI I MANIFESTIMIT „SWEET DECEMBER“

Në Ulqin nga data 15 dhjetor deri më 10 janar organizohet manifestimi “Sweet December”. Emrat e tingullit muzikor, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën malazeze -, Ledri Vula, Klajdi, Alban Skenderaj,

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë
Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë

Stacioni Shëndetësor  në Katërkollë  Ambulanca e parë në vitin 1949  Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 9 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët e lartë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep