Mustafa: RAPORTI I PUNËS, REBALANCI…

Kryetari-i-keshillit-komunal-te-UlqiniMilazim-MustafaKryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Milazim Mustafa ka caktuar për të premten kolegjiumin e Kuvendit  në të cilin më në fund  duhet të shihet a ka fund kriza aktuale politike, gjegjësisht a do të vazhdoj me punë parlamenti lokal apo kemi zgjedhje të jashtëzakonshme. Mustafa për „Dan“ ka deklaruar se kryetarëve të klubeve të këshilltarëve do të ju propozoj rendin e ditës të mbledhjes, në të cilin duhet të jenë: Raporti i punës së kryetarit të komunës, rebalanci i buxhetit, Raporti i punës së ndërmarrjeve publike, vendim për kompletimin e parcelave urbanistike…

“Ky është vetëm propozim, e do të shohim a do të kemi kolegjium dhe cilat do të jenë qëndrimet rreth mbledhjes. Mendoj që të premten më në fund do të shohim se ku jemi dhe a mund të bëjmë përparim. Në të kundërt, do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, jo këtë vit por vitin e ardhshëm, me siguri në pranverë”, tha Mustafa.

Përkujtojmë që mbledhja e fundit e KK të Ulqinit është ndërprerë diku në fillim të korrikut, dhe nuk ka vazhduar më tej, sepse partitë e koalicionit n[ë pushtet, për shkak të papajtueshmërive të theksuara, nuk kanë arritur konsensus rreth përkrahjes së Raportit të kryetarit të komunës Nazif Cungu, i cili atëherë ishte në rend të ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi