MZ – KOSOVA: MARRËVESHJA PËR BASHKËPUNIM POLICOR

Konjevic RexhepiMinistrat e punëve të brendshme të Kosovës dhe Malit të Zi, Bajram Rexhepi dhe Rashko Konjeviq, kanë nënshkruar të mërkurën në Prishtinë Marrëveshjen për bashkëpunim policor.

Duke marrë parasysh numrin e madh të turistëve nga Kosova që kalojnë pushimet verore në Ulqin, në takim është arritur marrëveshja për angazhimin e policëve nga Kosova në Ulqin gjatë sezonit veror turistik.

Gjatë takimit u fol dhe që me Shqipërinë të hapet qendra e përbashkët trelaterale për kontrollin e kufirit shtetëror me qendër në territorin e Malit të Zi në Plav.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi