Marrëveshja për pranimin e periudhës së sigurimit për arritjen e të drejtës në pension në mes Malit të Zi dhe Kosovës, e cili sot është nënshkruar në Podgoricë, do ti mundësoj shtetasve të tyre që këtë të drejtë ta gëzojnë, raporton agjencia Mina business.
Ministri i punës dhe kujdesit social në Mal të Zi, Predrag Boshkoviq, ka deklaruar që numër i konsiderueshëm i shtetasve malazez të cilët punonin në Kosovë dhe anasjelltas në periudhën e kaluar nuk kishte mundësi që, për arsye të mos ekzistencës së marrëveshjes, të realizojnë të drejtën në pension.
Ai nuk ka mundur të deklaroj për cilin numër bëhet fjalë, sepse nuk i ka të dhënat e sakta.
Ministri i punës dhe kujdesit social, Nenad Raçiq,ka theksuar që përfaqësuesit e qeverive të dy vendeve kanë arritur që në periudhë të shkurtër, nga marrëveshja teknike, të bëjnë marrëveshje dhe bazë të mirë.