Në redaksinë e Portalit tonë mbërriti kumtesa e deputetit të Malit të Zi Pozitiv mr. Dritan Abazoviq të cilën e publikojmë në mënyrë integrale.
Shtatori është muaji në të cilin sezoni turistik në Ulqin i afrohet fundit, ndërsa qyteti ngadalë, por sigurt, hynë në ritmin e vjeshtës i cili më së shpeshti përdoret për përmbledhjen e rezultateve të arritura. Në planin politik na pret vazhdimi i mbledhjes së ndërprerë të parlamentit lokal, edhe pse këtë askush se përmend, ndërsa nga Ramazani kanë kaluar një muaj ditë.
Teoriticientët më të mëdhenj të demokracisë kanë thënë që „është me rëndësi të kemi demokracinë e vendosur si sistem, por edhe më e rëndësishme është që ti edukojmë njerëzit për demokraci“. Ky mesazh definitivisht nuk është kuptuar nga ana e qeverisjes lokale në Ulqin, sepse deri tani kanë treguar kapacitet demokratik modest, në mënyrë që kanë nënvlerësuar dhe anashkaluar institucioni më të lartë lokal – parlamentin dhe këshilltarët, të cilët të vetmit janë zgjedh drejtpërdrejtë nga ana e qytetarëve. Mbledhja është ndërprerë, ndoshta vazhdohet, ndoshta nuk vazhdohet, koha kalon, ndërsa zgjedhjet gjithsesi duhet të jenë në pranverë, ndoshta kjo është logjika e tyre.
Deri atëherë do të vazhdoj dhunimi i demokracisë dhe të thuhet si çdo gjë është në rregull, edhe pse e vërteta është krejtësisht ndryshe. Keqardhjen më të madhe e paraqet fakti që dikur partia më e respektuar opozitare Forca, e cila tani është partneri më i madh i koalicionit në Ulqin, në të vërtet ka treguar që është bërë nxënësi i mirë i PDS-së. Partnerët e tjerë më të vogël të pushtetit ishin pothuajse tërë kohën praktikisht statistë, të cilët më së shumti i interesojnë funksionet dhe të qëndrojnë në shumicë, çfarëdo qoftë ajo.
Sistemi i qeverisjes lokale nuk mund të funksionoj pa sistem të mirë të prurjes së vendimeve, ose mundet, por atëherë komuniteti i tillë nuk mund të quhet demokratik. Këtë çfarë PDS-ja i bënë shtetit, qeverisja lokale i bënë këtij qytet. Nëse mendojnë që kjo është mirë, i bindim që nuk është dhe që, nëse për këtë nuk janë të vetëdijshëm, shumë shpejt do të binden.
Për këtë arsye erdhi kohe që të ndërpritet kjo agoni institucionale dhe gjërat të kthehen në fillim. Mandati i takon vetëm qytetarëve dhe ato duhet ta kenë fjalën e fundit. Uzurpimi i vullnetit të tyre, në çdo mënyrë dosjetljivi, nuk është zgjidhje kreative, por tallje politike ndaj mendjes së shëndoshtë.
Dhe në fund, mos të harrojnë: progresi ekonomik të cilin aq e presim mund të vij vetëm nëse jemi komunitet i bashkuar dhe demokratik! Në të kundërt, ai, si shumë herë deri tani, do të derdhet në xhepat e individëve të cilët nuk e kuptojnë mbrojtjen e interesit publik. Ndoshta për faktin që nuk kishte kush ti mësonte, e ato vet siç duket nuk kanë vullnet për një gjë të tillë. Ulqini gjithmonë ka qëndruar, mbajtur dhe zhvilluar mbi vlera universale, kështu që më në fund dhe politikanët lokal duhet ti kthehen traditës së tyre, të cilën, siç duket, e kanë sakrifikuar për një gram të pushtetit të lëkundshëm dhe fiktiv.
Është mëkat ta mendosh këtë, e jo të ja bësh qytetit, i cili, siç tregoj edhe kjo sezon, ka mundësi të paimagjinueshme për zhvillim dhe jetë të begatë për të gjithë qytetarët e tij, parakusht i së cilës është qeverisja cilësore dhe përgjegjëse.
Deputeti i Malit të Zi Pozitiv,
mr. Dritan Abazoviq