Kryesia e Malit të Zi Pozitiv ka pranuar propozimin e Këshillit komunal të kësaj parti në Ulqin që deputeti në Parlament Dritan Abazoviq të jetë bartësi i listës së këshilltarëve në zgjedhjet që do të mbahen me 26 janar.
Sipas informatave që ka Portali UL-info, ndër dhjetë emrat e parë të kësaj listë do të jenë nënkryetarët e këshillit Safet Beci, Omer Bajraktari dhe Xhenan Mavriq, si dhe koordinatorët për disa fusha Arjana Kurmemoviq, Zdenko Zhivkoviq, Ilir Harasani dhe Aleksandar Latkoviq.
Në zgjedhjet e ardhshme në Ulqin partia Pozitive do të marrë pjesë vet.