MZP për grevën e punëtorëve: SJELLJE E TURPSHME E KOMUNËS

dritanUlcinjNë redaksinë tonë ka mbërritur kumtesa e Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin në lidhje me grevën e të punësuarve në Qendër për kulturë të cilën e përcjellim integralisht.

Vitet e fundit situata në institucionet e kulturës të qytetit të Ulqinit është jashtëzakonisht e komplikuar. Qyteti me histori të tillë dhe trashëgimin kulturore nuk e meriton këtë gjë. Kulmi i marrëdhënies ndaj kulturës pasqyrohet me grevën e urisë të cilën punëtorët e pafuqishëm të kulturës e kanë iniciuar ditë më parë, për herë të parë në histori të këtij qyteti. Që drama të jetë akoma më e madhe, shumica e grevisteve janë gra, nëna të cilat në këtë mënyrë luftojnë për ekzistencën e fëmijëve të tyre.

Marrëdhënie të turpshme ka treguar administrata lokale e cila i bind që nuk ka para për pagesën e pagave të tyre. Është e saktë që parat janë problemi më i madh në këtë moment, por askush nuk mund ta neglizhoj faktin që këto para atyre iu janë premtuar disa herë, që punëtorët janë të tradhtuar dhe që me këtë është treguar marrëdhënie hipokrite dhe e padrejtë ndaj këtyre punëtorëve në krahasim me ato që po ashtu punojnë në administratën lokale.

Kjo situatë duhet të zgjidhet që sot! Parat duhet të gjenden sepse nuk bëhet fjalë për shuma enorme. Si është e mundur që ka para për asfaltime parazgjedhore të cilat janë në vijim, e nuk ka për punëtorë?! A është e mundur që votat janë më të rëndësishme se jeta e dikujt dhe ekzistenca e fëmijëve të dikujt?! Po ashtu, parat që janë parashikuar për pritjen e Vitit të ri jashtë, mund të ricaktohen për këtë problem dhe ti ndahen punëtorëve, para se, mos e dashtë Zoti, të jetë vonë. E sigurisht ekzistojnë dhe zgjidhje tjera.

Në fund, qeverisja lokale në krye me kryetarin e komunës është e detyruar të gjej zgjidhje për atë çfarë premtuan. Në të kundërt, është morale të jepet dorëheqja së bashku me drejtorin e Qendrës për kulturë. Tingëllon paradoksale, por atyre ndoshta kjo situatë edhe i konvenon, sepse pikërisht ajo është e „mirëseardhur“ në mënyrë që të largohet vëmendja nga problemet tjera të cilat ato dëshirojnë ti harrojnë, siç janë Valdanosi, Të Mirat detare…

Si do që të jetë, kjo që ndodh është provë që po fundosemi ekonomikisht dhe moralisht, e kësaj duhet disi ti japim fund. Politika nuk duhet të ekzistoj për shkak të karrigeve, por për shkak të njerëzve, por siç duket këtë në Ulqin pak kush e kupton, përfundohet në kumtesën e Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…