Këshilli komunal i Malit të Zi Pozitiv Ulqin dënon ashpër vjedhjen e motorëve të anijeve peshkatarëve nga Kalaja dhe Rana dhe fton policinë që të ndërmarrin të gjitha aktivitetet në mënyrë që autorët e kësaj vepër të bihen para drejtësisë. Patjetër që duhet pritur që hetimi të përfundojë në tërësi, por nëse ai prapë nuk jep fryte, është e qartë që për polici nuk ka arsyetim. Në këtë mënyrë edhe çdo dyshim që implikon lidhshmërinë e vjedhësve me organet hetuese bëhet i bazuar. Mali i Zi Pozitiv për këtë arsye shpreson që organet kompetente do të jenë në nivel të detyrës së vet dhe që së shpejti do të lajmërojnë opinioni për rezultatin e hetimit.
Institucioni tjetër i cili është përgjegjës për ndodhitë në Kaceme është Agjencia për menaxhimin e të Mirave detare. Ai, për të kushedi satën herë, ka treguar sjellje diskriminuese dhe prej njerke ndaj Ulqinit dhe qytetarëve të tij. Jo vetëm që me vite nuk janë të aftë ta vënë Kacemen në funksion dhe ta bëjnë vend të denjë për lidhjen e anijeve të vogla, por nuk janë në gjendje të sigurojnë as rojtarin e natës ose video survejimin i cili do të mjaftonte që këto gjëra mos të ndodhin më.
Apelojmë tek ato që urgjentisht të ndërmarrin masa të cilat i përmendëm dhe që në afat sa më të shkurtë të adaptojnë Kacemen në mënyrë që mos të turpërohen më tej me tabelën në të cilën shkruan që “porti nuk është në funksion”. Në këtë mënyrë do të heqnin nga vetja çdo përgjegjësi, ndërsa peshkatarët tanë do ti mbronin nga këto ngjarje të pakëndshme.