MZP Ulqin: U ZGJODH KRYESIA DHE GJASHTË TË RINJ TË KËSHILLIT

Pozitivna Crna Gora, Mali i Zi Pozitiv, Dritan,Në mbledhjen e Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv Ulqin u zgjodh Kryesia dhe gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit. Kryesin e KK Ulqin e përbëjnë tre nënkryetar Omer Bajraktari, ekonomist, Safet Beci, profesor i historisë, Xhenan Mavriq, arkitekt dhe koordinatorët për media, çështje ligjore dhe financa Arjana Kurmemoviq, Ilir Harasani dhe Aleksandar Latkoviq.

Këshilli komunal u zgjerua me 6 anëtarë të rinj: Fuad Lamezheviq, Qiqo Batriqeviq, Aleksandar Latkoviq, Taulant Kraja, Allmir Kollari dhe Aleksandar Perçubiq.

Nga Këshilli komunal thonë që Mali i Zi Pozitiv është gati për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe që qytetarët e Ulqinit më në fund kanë mundësin të votojnë për program real dhe të realizueshëm të partisë e cila e do qytetin e vet.

Përkujtojmë që në mbledhjen e kaluar për kryetar të Këshillit u zgjodh Dritan Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi