N.Kallaç: DO TË DORËZOJË PADI PENALE KUNDËR FATMIR GJEKËS

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaNë bazë të thënieve të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka “se analizat e tyre të procesit tregojnë ekzistimin e korrupsionit të cilin Prokuroria duhet ta hetojë”, ku pastaj nuk jep asnjë dëshmi, theksoi se Fatmir Gjeka thëniet e veta do ti vërtetojë në vetit e të paditurit, sepse kundër tij do të ngritët padia penale tek prokurori përgjegjës për shkak të veprës penale lajmërim i rrejshëm”, theksoi në deklaratë për “Vijesti” avokati Nusho Kallaç nga zyra e avokatisë “Kalac” nga Rozhaji.

Gjeka të mërkurën ka thënë se administrata lokale në procesin e ri gjyqësor po ballafaqohet me aferen e cila ka elemente korruptive dhe e cila kërcënon që komunën e Ulqinit ta çojë drejtë falimentimit.

Gjykata e lartë në Podgoricë në fillim të shtatorit solli vendimin në dëm të Komunës i cili ka mundësi t’i kushtojë asaj rreth gjysmë milioni euro. Bëhet fjalë për rastin e kompanisë “Progres” nga Piroti, gjegjësisht për lëndën gjyqësore e cila daton para më shumë se tre dekadash.

Mbasi që kjo kompani serbe falimentoi kontestin e bleu avokati i saj i deriatëhershëm Nusho Kallaç për 70 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi