Anëtari shumëvjeçar i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nail Rexha, deklaroi se procesi i votimit në Konferencën e 9-të zgjedhore të partisë në Ulqin, i cili u mbajt me 12 shtator, ishte i parregullt.
“Nëse në fillim të konferencës kemi vërtetuar se kemi 115 delegatë me të drejtë vote, si ka mundësi që dikush fitoi 123 vota”, tha ai për “Vijesti”.
Rexha paralajmëroi se së shpejti do të dërgojnë ankesën në organet partiake.
Nga Këshilli Komunal i PDS-së kanë thënë se konferenca në Ulqin u zhvillua në pajtim me statutin dhe rregullat e partisë.