Ajo nga çfarë ekzistonte frika – që toka private në zonën e ashtuquajtur të mira detare do të jetë faktikisht e nacionalizuar, është futur në sistemin juridik të vendit. Siç shkruajnë “Vijesti”, gjykata e lartë pak kohë më parë ka pru vendimin që “të drejtën e përdorimit të pronës e cila paraqet të mirat detare i takon pronarëve të mëparshëm vetëm me nënshkrimin e kontratës me ndërmarrjen publike e cila menaxhon me të mirat detare, në ç’rast kanë përparësi në përdorimin e të mirave detare, në rast se konkurrojnë për të fituar të drejtat”.
Kjo do të thotë se pronarët e tokës, për shembull, në Shtoj, nuk janë pronar të tokës së vet, dhe që nga “NP për menaxhimin e të mirave detare” duhet ta marrin me qira nëse dëshirojnë të mbjellin bostanin dhe agrumet!?
“Për shkak të këtij qëndrimi të Gjykatës supreme disa bashkësi lokale bregdetare kanë paralajmëruar organizimin e tubimeve të qytetarëve ku do të bien dakord për mënyrën me të cilën të bashkuar dhe unik do të provojnë të mbrojnë të drejtat e veta pronësore, të cilat i garanton Kushtetuta e Malit të Zi dhe rregullat ndërkombëtare”, shkruan kjo gazetë ditore.