Nafta: ITALIA DHE KROACIA KUNDËR HAPJES SË PUSEVE NË ULQIN

Nafta, Deti, MoreRoma dhe Zagrebi zyrtar kundërshtojnë vendimin e qeverisë malazeze që në det tek Ulqini, në katër puse, në vetëm tre kilometra nga bregu, të nis hulumtimin e naftës dhe gazit.

Në Itali dhe Kroaci vlerësojnë se Mali i Zi nuk ka dije, kuadro dhe burime të mjaftueshme të parandalojë problemet eventuale gjatë kësaj pune.

Siç vlerësohet, në rast të ndonjë fatkeqësie me puset e naftës, rrymat detare, me ndihmën e erës, në afat të shkurt, mund të shkaktojnë katastrofë përgjatë bregdetit adriatik.

Kroacia tashmë ka shpallë moratoriumin për hulumtimin e naftës dhe gazit, ndërsa pak më herët edhe Italia.

Pritet që për këtë çështje së shpejti të deklarohet edhe Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi