Namazi i Bajramit u fal në të gjitha xhamitë: KRYEMINISTRI DHE KRYETARI I KOMUNËS NË PINJESH

Në të gjitha xhamitë e Ulqinit mëngjesin e sotëm në ora 06:30 është falur namazi i Bajramit, pra ardhja e njërës prej ditëve më të gëzuara në traditën myslimane, e cila shënon përfundimin e agjërimit dhe muajin e Ramazanit.

Kryeministri Dritan Abazoviq, kryetari i Komunës Omer Bajraktari dhe zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Ilir Harasani e kanë falur këtë namaz në prani të një numri të madh besimtarësh në xhaminë në Pinjesh.

“Me fat Bajrami! Dashuria, gëzimi dhe begatia mbizotërofshin mes njerëzve anembanë Malit të Zi, rajonit, Evropës dhe botës. Falenderimi i takon Allahut!”, porositi kryeministri.

Fitër Bajrami festohet tre ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…