Viteve të fundit në qytetin tonë kemi një traditë të re gjatë muajit të Ramazanit. Ky është namazi i natës i cili falet tetë rekate (dy nga dy) dhe i cili është pranuar nga te rinjtë frekuentues të xhamive.
Dihet se namazi i natës është namazi më i vlefshëm pas namazeve obligative ditore (pesë namazeve të ditës) ndërsa gjatë muajit të Ramazanit e sidomos gjatë dhjetëditëshit të fundit ka vlerë shumë më të madhe.
Problemi i bojkotimit nga ana e imamëve tradicionalistë qëndron në faktin se kjo është një traditë e re e cila nuk ishte traditë e Muhammedit a.s., e as e shokëve të tij e gjeneratave të para të myslimaneve dhe se namazi i natës nuk falet kështu siç bëhet tek ne gjatë fundit të Ramazanit. Duke ditur se në Islam, ligjvënës është vetëm Zoti, nuk i takon njeriut të bëjë risi në fushën e adhurimeve sepse ky veprim është i ndaluar. Namazi i natës, shpjegojnë imamët, falet në shtëpi, nuk falet në xhami apo xhemat veç nëse kjo ndodh ndonjëherë në mënyrë spontane dhe të paorganizuar.
Namazi i natës është bojkotuar edhe nga 3 hafizët që qëndrojnë në qytetin tonë për të njëjtën arsye ndërsa në FB jo rrallë tashmë po shihen reagime te ndryshme kundër namazit të natës me xhemat.
Edhe pse herët, si duket BI këtu edhe më gjerë ka qenë ketë herë më e vendosur për të mos lejuar qe fjalën kryesore rreth fesë ta kenë një grup besimtaresh. Vite me radhë, ndjekësit e rrymës të cilët e quajnë veten selefi, kane kritikuar hoxhallarët sikur kane futur risi ne fe bidate (fjala bid’at nënkupton risi, traditë të re) duke mos marre pjese ne shënimin e ditëlindjes së Muhammedit a.s., në mukabele – lexim Kur’ani etj.
Ndërsa sot, gjithnjë sipas imamëve tradicionaliste, fusin risi ne fushën e adhurimeve që është gabim më i rëndë dhe absolutisht i papranuar.