Në redaksinë tonë mbërriti dokumenti i përpiluar nga inxhinieri i arkitekturës, Naser Çobaj, i cili i është dërguar Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe përbën vërejtjet në Draftin e planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare të Malit të Zi për komunë të Ulqinit.
Draft Plani Hapsinor, zona e Ulqinit, edhe pse shihet përpjekja e përpiluesit në përpunimin e të dhënave, ai është në një diskonekt total me potencialet dhe kahjen të cilën duhet ta ketë ky qytet për zhvillim. Në vend që të punohet në drejtim të planifikimit kontinual urban-hapsinor është shfrytëzuar modeli i planifikimit te “xhepave urban”, i cili më tepër tregon influencën e grupeve të interesit se sa harmoninë urbane, bazuar në të dhënat, resurset natyrore dhe njohurit profesionale.
Planifikimet urbane jan komplekse, dhe aspak imune ndaj presioneve politiko-ekonomike. Në rastin konkret në sprovë është programi qeveritar dhe etika profesionale, e cila duhet të bazohet në shtyllat bazë të zhvillimit të Malit të Zi si shtet ekologjik i ndërtuar në principet e zhvillimit të qëndrueshëm, dhe aqë më shumë e bën të ndjeshëm fakti që shumica etnike janë shqiptar (70.6%).
Një tjetër mangësi e cila vërehet në përpilimin e PH, është se vërejtjet të cilat janë paraqitur nga individ dhe institucionet lokale gjatë shqyrtimit publik të PH të Ulqinit, i cili është akoma në përpilim, nuk janë përfillur fare. Arsyet mund të jenë të ndryshme, duke u nisur nga fakti se planet janë duke u projektuar nga dy ndërmarrje të ndryshme, por nuk mund të arsyetohet anashkalimi i koordinimit apo edhe eliminimi i pagësës së dyfisht për të njëjtin plan.
Vërejtjet:
1. Nisur nga rëndësia e ruajtjes së ambientit, përpiluesi duhet të marrë parasyshë studimet e deltës së Bunës, rëndësin ekologjike si edhe rekomandimet ndërkombëtare për ruajtjen e kësaj zone duke përfshirë edhe Kryporen. Të shpallet Park Nacional ose Regjional (zona e propozuar – shih 1 në vizatimin e bashkangjitur)
2. Zona e pishave prej Hotelit Albatros deri te plazha e madhe duhet të ruhet si zonë e gjelbrimit, duke u shfrytëzuar si shetitore dhe hapsirë për atrakcione në natyrë (shih 2 në vizatim e bashkangjitur)
3. Zona e Valdanosit me veçoritë natyrore dhe historinë e parkut natyror për banor të Ulqinit duhet të ruhet si zonë e paprekur (shih 3 në vizatimin e bashkangjitur)
4. Kalaja si monument i trashigimisë kulturore duhet të jetë përgjegjësi e shtetit, komunës dhe popullatës (shih 4 në vizatimin e bashkangjitur)
5. Zona e qytetit të vjetër të Shasit duhet të identifikohet si zonë e trashigimisë kulturore. (shih 5 në vizatimin e bashkangjitur)
6. Zhvilli i plazhës së madhe duhet të bazohet në ruajtjen 1/3 si zonë e paprekur (shih 6 në vizatimin e bashkangjitur)
7. Ujdhesa e Adës duhet të zgjerohet minimalisht në zonën e urbanizuar, duke ruajtur ambientin dhe dedikimin e deritashëm (shih 7 në vizatimin e bashkangjitur)
8. Lokacionet e studimeve lokale, lokacionet e studimeve shtetërore si lokacionet e zonave të propozuara “zona të zhvillimit në periferi” dhe “zonat rezerve të zhvillimit”, duhet të eliminohen tërësisht duke u nisur nga fakti se nuk ka asgja specifike që i dallon këto hapsira nga pronarët tjerë të hapsirave në Komunën e Ulqinit, si edhe nuk janë të nevojshëme duke marrë parasysh synimin e zhvillimit të turizmit hotelier. (shih 8 në vizatimin e bashkangjitur)
9. Plani i zonës turistike te Moteli Shas duhet të korigjohet ku zona veriprendimore prej rrugës së motelit duhet të jetë pjesë e ruajtur si natyrë e paprekur dhe në kufi me zonën e trashigimisë kulturore të qytetit të vjetër të Shasit. Zhvillimi duhet të bëhet në lokacionin e motelit të vjetër, edhe ate me shumë kujdes dhe kapacitet të qëndrueshëm turistik. (shih 9 në vizatimin e bashkangjitur)
10. Trasa e propozuar rrugore e autostradës Adriatik-Jon është vendosur në një teren vështir të realizueshëm me popullatë të dendur dhe duke dëmtuar zonat e tokave pjedhore. Në bazë të konfiguracionit teritorial kalimi i këtij aksi rrugor përbuzë Goranës dhe duke dalë në shpatin e malit të Brisë dhe Darzë do të ishte më i arsyeshëm. (shih 10 në vizatim e bashkangjitur)
11. Duke marrë parasysh proceset për të hyrë në Bashkimin Evropian me Shqipërin, do të ishte më se e domosdoshme të parashihet vazhdimi i magjistralës së Shtojit për Velipojë. (shih 11 në vizatimin e bashkangjitur)