Naser Nika: Puna për Komb s’ka të ndaluar!

Viti 2024 ishte një vit plot me aktivitete dhe arritje të rëndësishme. Duke nisur me festimin e Pavarësisë së Kosovës, së bashku me bashkatdhetarët e mi, arritëm ta shënojmë këtë festë në nivelin më të lartë të shtetit të New York-ut, në Senatin dhe Asamblenë e tij. Ky manifestim, që u mbajt më 12 shkurt, mblodhi shumë figura të shquara nga Kosova dhe një numër të madh kryetarësh komunash, ku gjithashtu u votua një rezolutë historike për përkrahjen e Pavarësisë së Kosovës.
Në korrik, organizova një vizitë zyrtare për dy përfaqësues amerikanë, Charles Fall dhe David Carr, në vendlindjen time në Mal të Zi dhe në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, takuam ministrin e të Drejtave të Pakicave, z. Fatmir Gjeka, dhe vizituam Komunën e Gucisë.
Më 1 gusht, vizituam Komunën e Malishevës, ku pata nderin të shpallem “Qytetare Nderi,” së bashku me Charles Fall dhe David Carr. Po ashtu, vizituam Komunat e Gjakovës, Klinës, Lipjanit, Suharekës dhe Skenderajt, ku patëm kënaqësinë të takohemi me figura të njohura si Naim Tërnava dhe humanistin e madh Halil Kastrati.
Pas këtyre vizitave në Kosovë, udhëtuam drejt Ulqinit, ku vizituam Krajën dhe Komunën e Ulqinit. Më 6 gusht, organizova një spektakël të veçantë në restorantin Lamiga, ku ishin të pranishëm zyrtarë nga Amerika dhe nga vendlindja ime. Në këtë manifestim, diaspora dhe vendasit u argëtuan nga ikona e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza. Për herë të parë, në një ambient të hapur në Mal të Zi, këndohej kënga e legjendarit Adem Jashari, “Çohu Adem.”
Në nëntor, ftova disa zyrtarë nga vendlindja, me në krye ministrin Fatmir Gjeka, të cilët vizituan figura të rëndësishme në New York dhe morën pjesë në manifestimin për Pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë rast, pata nderin e madh të shpallem “Qytetare Nderi e New York-ut,” një vlerësim që e konsideroj një kurorëzim të punës sime për komunitetin.
Në mes të dhjetorit, mirëprita një tjetër delegacion nga vendlindja, ku bënin pjesë ministri i Diasporës, Mirsad Axhemoviq, ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, si dhe ambasadori i Malit të Zi në Washington.
Puna për kombin vazhdon pa ndërprerje! Jemi duke përgatitur projekte të reja për vitin 2025. Me këtë rast, ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe plot suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi