Naser Resulbegoviq: Ulqini ka nevojë per ndryshime serioze politike

Naser_sa-vizualom-i-imenomBartësi i listës së Partisë Social Demokrate Naser Resulbegoviq  (PSD)  beson se ndryshimet në qytetin jugor të Malit të Zi nuk janë të mundshme pa PSD .

Sipas  tij, për zhvillimin e Ulqinit janë të nevojshme  ndryshimet politike ,që qyteti me potenciale më të mëdha turistike , të mos jetë qyteti me ekonomi turistike të shkatërruar.

Resulbegoviqi për “Dnevne Novine” ka thënë që PSD  do të zotojë reputacionin e saj ndërkombëtar,dhe do të   angazhohet të sjellë investitorë të besueshëm që do të investojnë në Ulqin,e jo individ nga Qeveria.

“Qëllimi i PSD është  që të krijojë  hapësirë për ndryshimet e nevojshme për të ndalur shkatërrimin ,dhe për të vazhduar me zhvillimin. Jam i bindur se me vullnetin e qytetarëve do t’i ndërrojmë  ata që përdorin burimet e Ulqinit për pasurimin personal, dhe do të  eliminojnë paradoksin se  qyteti më i bukur në Adriatik në të njëjtën kohë është edhe qyteti më i varfër.

Ndryshimet janë të pamundura pa PSD si alternativa më e fortë e shpëtimit të resurseve të Ulqinit. Për këtë, ne i bëjmë thirrje votuesëve të më hershëm të partive nacionale që në këto zgjedhje të përkrahin PSD ,sepse një PSD e  fortë do të thotë edhe më shumë parti të pavarura nacionale ,të cilat do të kthehen me idetë themelore,  dhe jo si tani të shërbejnë ekskluzivisht për udhëheqësinë  e partisë “, tha Resulbegoviq

Ai thotë se beson ,dhe e di që në Ulqin ka mjaft njerëz të vlefshëm ,dhe profesionalë të cilët dine të shrytëzojnë pasuritë që  na ka dhënë natyra.

“Është e pabesueshme  që sot në plazhin më të gjatë me rërë në zemër të Evropës nuk kemi ndonjë objekt hotelier  serioz. Për këtë arsye detyra jonë primare do të jetë të ringjallim turizmin në Ulqin ,sepse turizmi është burimi kryesor i ekonomisë.Ne do të ndalojmë shpërthimin e ndërtimeve të paplanifikuara ,dhe shfaqjen e vendbanimeve të tëra pa infrastrukturë adekuate komunale. Duke shmangur me qëllim miratimin e DUP-it  tashmë të përfunduar, rezultoi me një shkatërrim shtesë të hapësirës, e cila është një nga burimet tona më të rëndësishme të zhvillimit.

Kriporja ,Port Milena dhe Pylli i pishave  do të jenë subjekt i vëmendjes sonë të veçantë. Partnerët tanë, në një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve, janë ata që ndajnë vizionin tonë për zhvillimin e Ulqinit, “tha ai.

Resulbegoviq tha se  është prioritet që vetëqeverisja lokale  të jetë partner,dhe jo një barrierë biznesi ndaj sipërmarrësve vendas, të ndihmojë, e jo të sabotojnë  zhvillimin e shoqërisë civile , potencialin kulturor, dhe sportiv të Ulqinit.

“Ne do të ndalojmë shkatërrimin e hapësirës, dhe do të miratojmë  dokumentacionin e nevojshëm të planifikimit, do të rrisim standardin komunal, do të përmirësojmë infrastrukturën e transportit, do të ndihmojmë në forcimin e potencialeve arsimore dhe shëndetësore.

Zvarritja në zhvillimin, dhe papunësia që sjell ky  menaxhim, është një plagë e rëndë për popullatën tonë. PSD  ka  plan  që permes vendosjes së Fondit  të Garancisë të ofroi  mbështetje financiare për bizneset e vogla, dhe të mesme ,dhe për prodhuesit bujqësor  në Komunën e Ulqinit “tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi