Me prezantimin e gjashtë krijuesve, ndër të cilët ishte edhe Ulqinakja Edita Nimanbegu, të shtunën mbrëma në Molën e madhe, poshtë bedenave të Kalasë, filloi festivali i dytë me radhë i modës “Ulcinj International Fashion Nights”.
Ndër mysafirët e shumtë, ishin zyrtarët e lartë shtetëror, diplomatët e huaj të akredituar në Podgoricë, drejtuesit lokal, e në veçanti të ftuarit nga fusha e kulturës.
Sponsorë kryesor të manifestimit, të cilin e organizon OJQ “Montenegro Events”, ishin Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike.
Natën e dytë të festivalit, të dielën, do të prezantohen edhe pesë krijues.