NATË E PAHARRUAR DHE SALAVATE TË NGROHTA GJALLËRUAN XHAMINË E KLLEZNËS

Në kuadër të përkujtimit të lindjes së hz. Muhamedit (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të), Xhamia e Klleznës organizoj me 15 shkurt 2014, ditën e shtunë: Mbrëmje madhështore Islame me rastin e përkujtimit të lindjes së Hz. Muhammedit a.s., me moton: Muhammedi – Krenaria e njerëzimit.Xhamia e KlleznesI ftuar special i kësaj nate, ishte myftiu i Shkodrës Muhamed ef. Sytari, i cili iu përgjigj ftesës së Bashkësisë Islame të Ulqinit si dhe ftesës së Këshillit të Xhamisë së Klleznës që të na nderojë me pjesëmarrjen e tij në këtë program madhështorë.

Aktiviteti filloi në ora 19:00 në mbrëmje me faljen e namazit të jacisë, ku më pastaj u bë shfaqja premier e një filmi të shkurtër  mbi dërgesën e hz. Muhamedit a.s..

Mbas filmit hapja u bë me leximin e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë, ku më pas hapjen e programit e bërë imami i xhamisë së Klleznës Senad ef. Maku, ku përshëndeti të pranishmit, si, kryeimamin e Bashkësisë Islame të Ulqinit, Ali ef. Bardhi, imamët, të gjithë pjesëmarrësit si ato vendas dhe të trevave tjera, ndërsa në veçanti Myftiun e Shkodrës Muhamed ef. Sytarin që iu përgjigj ftesës sonë.

Mbas kësaj fjalën përshëndetëse e mori kryeimami Ali ef. Bardhi, duke pasuar me ligjëratën e tij të myftiut nga shkodra Muhamed ef. Sytari.

Myftiu Sytari mbajti një ligjëratë tejet emocionuse rreth jetës së Pejgamberit Muhamed a.s. dhe sakrificës dhe dashurisë së shokëve të tij ndaj të dërguarit të Zotit dhe në avancimin e thirrjes në rrugën e drejtë islame, duke na ngjallë emocione të forta tek të pranishmit. Fjalët e ëmbla dhe prekëse të myftiut shpeshherë u përcollën me lot mallëngjimi.Muhamed SirtariNga dashuria e madhe ndaj Pejgamberit a.s. brohoritëm të gjithë duke kënduar salavate drejtuar krenarisë së njerëzimit, kushtuar më të mirit të njerëzimit, Pejgamberit të Allahut, Muhammedit a.s. (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të), dhe në fund të fjalës së tij Myftiu Sytari bëri një dua dhe u lut që kjo dashuri dhe kjo besëlidhje e shenjtë e shqiptarëve me Resulullahun a.s. të vazhdojë deri në ditën e fundit të kësaj bote.

Xhamia e Klleznës ishte e vogël për të pranuar numrin e madhë të pjesëmarrësve që numërohej të ishin afër 300 besimtarë që kishin ardhur në këtë mbrëmje duke i dhënë një hijeshi të veçantë programit tonë.PopulliMë pas programi ka vijuar me korin e Xhamisë së Klleznës të përgatitur nga imami i xhamisë Senad ef. Maku me disa ilahi dhe recitime kushtuar të dërguarit Muhamed a.s., dhe me disa pjesë nga mevludi sherif që u këndua nga disa imamë dhe nga vet myftiu i shkodrës, ku mes tjerash myftiu Sytari tha: “Rahmet pastë Hafiz Ali Ulqinaku, Imam Busiri i trojeve shqiptare, që me “Mevludi-n” e tij, krijoi njëkohësisht edhe kushtet për mundësimin e këtyre tubimeve të begata, në të cilat kujtojmë pejgamberin tonë, i këndojmë dashnisë për të dhe afrohemi edhe më shumë me amanetin e tij…”.

Mevludi u përmbyll me duanë e kënduar nga imami i Xhamisë së Klleznës.

Ndërsa mbrëmja u përfundua me një koktej të begatë në oborrin e xhamisë dhe duke iu dhuruar disa libra, fletushka, kalendarë për të pranishmit të kësaj nate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…