Nazarko: Abazoviç, brez i ri, iu kundërvu me guxim dinosaurëve, flet dhe jetëson gjuhën e pajtimit

Analisti Mentor Nazarko, këtë të hënë në një intervistë për ABC Live ka folur për zgjedhjen e Dritan Abazoviç në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Nazarko në fjalën e tij është shprehur se entuziazmi për ta quajtur fitore  duke ju referuar si kryeministër shqiptar e dëmton reputacionin e tij në krye të qeverisë së Malit të Zi, ne një shoqëri me shumicë sllave dhe rajon shumë delikat.

““I gjithë ky entuziazëm është me natyrë emocionale dhe zemra nuk të çon larg pa trurin, pa arsyen.. Kori publik  që e ka përsëritur shprehjen për tre kryeministra shqiptarë në Ballkan duhet që të mos vijojë më pasi rezonon me sulmet qe i vijnë atij nga partitë pro serbe.  Ai është kryeministër i Malit të Zi, i shërben shtetit dhe vendit të vet, me kontributin për integrimin europian; stabilitetin, luftën kujdes korrupsionit, etj. Po, ai është shqiptar dhe i besimit mysliman, si e tregojnë fotot e tij sot duke falur Bajramin në xhaminë e Ulqinit, dhe po pastaj?   Qeverisja e kryeministrave shqiptarë si në Kosovë dhe në Shqipëri nuk është një model, që të flasim me entuziazëm për shqiptarësinë e tij.

Abazoviç përfaqëson një brez të ri në politikën ballkanike, krejt ndryshe nga ata që ai i quan dinosaurët e viteve të 90-a. Gjithmonë student i shkëlqyer, ai është produkt universitetesh të hapësirës ish jugosllave, por dhe nordike. Ndër të tjera ai ka theksuar se Abazoviç është një personazh i guximshëm, por dhe i dijshëm,  që si alkimist ka arritur që të bëjë të mundur bashkimin e interesave të partive pro-serbe, pro-malazeze, shqiptare, kroate, dhe boshnjake..

Po, Abazoviç në raport me partitë e shumta që ka Mali i Zi ka bërë kapërcim politik, duke kaluar nga një shumicë ekzistuese dhe duke krijuar një shumicë të re, por ama pa tradhtuar vlerat e tij,  duke ruajtur boshtin euroatlantik të Malit të Zi. Në qeverinë e tij bashkëjetojnë  parti, pro serbe, nje pro malazeze, shqiptare, boshnjak etj, që tregon  aftësinë e tij për të gjeneruar konsensus. “Në fund të fundit, kjo cilësi e tij është natyrale: ai vjen nga Ulqini, qytet me mbivendosje qytetërimesh, romake, ilire, bizantine, turke, sllave, hebreje, arabe, etj dhe koncepti i bashkëjetesës është diçka e lindur për një qytetar ulqinak. Ai është pragmatik, natyrisht.

Ai është njeriu që ka kuptuar se interesi i përbashkët i qytetarëve që jetojnë në Malin e Zi dhe në Ballkan është përparimi ekonomik dhe kulturor. Ai është kritikuar si “tradhtar” nga malazezë, serbë, shqiptarë, dhe kjo shumësia e cilësive që i kanë veshur është forca e tij: ai ka prishur statuskuonë e paragjykimeve, dogmave tona kombëtare apo dhe interesave. Ai do që ta forcojë dhe begatojë shtetin e tij, e si pasojë dhe kombin e tij,” ka thënë ai.

Gjithashtu analisti është shprehur se Abazoviç, kozmopolit i hershem, është pro hapjes së kufijve në Ballkan, pasi kjo është më e mirë./abcnews.al

One Response

  1. Ndoshta analisti në fjalë duke u nisur nga fakti se kemi një kryeministër Shqiptar në Mal të Zi e merr guximin dhe i thotë këto fjalë të cilat nuk kanë asnjë bazë ne realitet. Të jesh pragmatik nuk do të thotë se duhet braktisur të gjitha faktet historike dhe për hirë të pragmatizmit ti tejkalojmë të gjitha gjërat. Zotri Abazoviqi është akoma i papjekur dhe nuk e kupton se me populizmin e tij ka shkaktua dëme të madh jo vetëm shqipëtarëve në Mal të Zi por me qëndrimin e tij rreth Ballkani të hapur po tregon mosrespekt të madh ndaj vëllëzerve tonë Kosovar. Prandaj analisti e ka shumë gabim por nuk është i vetmi…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë