Anëtarët e familjes të Naser Kelmendit nuk do të mund të hyjnë më në Mal të Zi sepse paraqesin rrezik për siguri kombëtare, shkruan gazeta “Dan”.
Gazeta thekson që në listën e të padëshiruarve për hyrje në Mal të Zi janë djemtë e Kelmendit Elvis (31), Besnik (29) dhe Liridon (26), gjysmë vëllai Beqiri dhe kushëriri Rexhep Kelmendi.
“Bëhet fjalë për anëtarët e narko klanit të cilët janë nën hulumtimin e Europolit, por dhe prokurorisë dhe policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës”, pohon “Dan”.
Kryetari i SHBA Barak Obama vitin e kaluar e ka cilësuar Naser Kelmendin si personin i cili merret me shitjen e narkotikëve.