Ndërkulturalizmi i gjallë: SHËN KOLLI NË TIVAR DHE ULQIN

Për çdo vit më 9 maj, në vendin Shënkoll në Ulqin, në brigjet e lumit Buna, mbahet procesioni në kujtim të njërit nga shenjtorët më të njohur krishterë si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

Sipas legjendës, anijet të cilat transportuan trupin e Shën Kollit nga Azia e Vogël deri në Bari, në Itali, në fillim të majit të vitit 1087, u strehuan në lumin Buna, për shkak të motit të keq. Dy ditë në atë vend qëndroi trupi i këtij shenjtori, mbrojtësit të fëmijëve dhe vajzave, detarëve dhe tregtarëve, të dobëtëve dhe të pafuqishmëve, të dënuarve dhe të robëruarve. Duke vlerësuar se bëhet fjalë për fakt me rëndësi të jashtëzakonshme, një ulqinak besimtar në këtë vend (i cili asokohe ishte në grykëderdhjen e lumit), ndërtoi manastirin. Kisha e sotme ndodhet mu pranë manastirit të vjetër.

Në solemnitetit popullor, në këtë opati benediktase, vinin pelegrinët nga i tërë rajoni, si dhe katolikët nga Malësia. Të shumtë ishin ato që vinin në mënyrë tradicionale – zbathur.

Ishte e lavdërueshme që në udhëtimin e shenjtë të shkohet në këmbe, pra me përpjekje dhe sakrifikim për ta arritur qëllimin: të shkohet në takim në këtë vend të bekuar i cili u shenjtërua me qëndrimin e Shën Kollë Mrekullibërësit.

Besohej se me fuqitë e tija mrekullibërëse ky shenjtor i ndihmon çdokujt që i kërkon ndihmë.

Kujtimi i kësaj ngjarje nga viti 1087 mbahet akoma gjallë në Ulqin, e tradicionalisht ishin të pranishëm edhe muslimanët e Ulqinit. Ishin këto ngjarje të bukura të cilët lidhnin popujt, shpirtërisht i pasuronin individët dhe tërë komunitetin. Pelegrinët ndanin respektin e thellë për fuqitë mbinatyrore të Shën Kollit, pavarësisht nga “vula” e tyre religjioze. Motivet e këtyre njerëzve ishin të njëjtë dhe universal: shëndeti, mirëqenia dhe fati për vete dhe anëtarët e familjes së tyre.

Deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore ishte traditë që në këtë ditë të mbahet garat e kuajve. Drumi i Shtojit, nga Port Milena deri në Bunë, ishte aq i gjerë saqë në te mund të rreshtoheshin 40 kuaj. Fituesi i garës u shpërblye me bollëk dhe gëzonte respekt të veçantë për arsye se posedon kalin më të shpejtë. Prandaj disa ulqinakë të pasur gjatë tërë vitit përgatisnin kuajt e tyre vetëm për këtë ngjarje.

Një sërë kishash të cilat i dedikohen Shën Kollit ishin edhe në Tivar. Për respektin e këtij shenjtori dëshmon edhe statuja e lashtë prej druri e cila ruhet në kishën me të njëjtin emër në Zupcë. Bëhet fjalë për një nga sendet më të bukura nga mesjeta e vonë në tërë bregdetin e Adriatikut, e punuar në dru ulliri.

Për Shënkoll maj në këtë fshat të Tivarit tuboheshin përfaqësuesit e të gjitha konfesioneve. Meqë në pranverë përfundon vjelja e ullinjve, ishte adet që, për hir të përparimit të prodhimit, pranë statujës të vendoset një litër vaj dhe të ndizet qiriu.

Për Tivarin lidhet legjenda e vjetër për mrekullitë e Shën Kollit, e cila u ruajt në Përmbledhjen Verbale të Oksfordit. Sipas kësaj legjende, Shën Kollit u afrua në kishën e Shën Theodorit në Tivar një i verbër, i cili menjëherë filloj të shikojë. Pastaj shenjtori çudibërës bëri që të shpëtohen detarët të cilët, pasi anija u fundos, po mbyteshin edhe vet në detin e trazuar pranë portit të Tivarit.

Para më shumë se një dekade kisha e Shën Kollit në Pinç, në Shestan, u ripërtëri, bashkë, nga katolikët dhe muslimanët.

 (Teksti është bërë në kuadër të projektit “Tregimet interkulturore”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, me përkrahjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…