Ndërkulturalizmi i Tivarit dhe Ulqinit: SHPIRTI I BASHKEKJETESËS QË RIPËRTIRET NË KOHËT E VËSHTIRA

Hulumtuesi i palodhur, akademiku Pavle Mijoviq, shkruan se Tivari dhe Ulqini, gjatë zhvillimit historik, e plotësojnë shumëfish njëri tjetrin. ”Ato e kanë të ngjashme, ndoshta edhe identike, të kaluarën gjeologjike, klimën dhe format e botës së gjallë. Relievi i tyre është i paracaktuar nga pozita e vendbanimeve në zonën bregdetare poshtë masivit malor të Rumisë i cili i ndanë nga prapavija natyrore – Liqeni i Shkodrës. Të dy qytetet janë të hapur kah ngushtica e Otrantos përmes së cilës kalohet nga deti Adriatik në detin Jon, respektivisht në detin Mesdhe, për ç’ arsye të dy vendet u mishëruan me civilizimet fqinje mesdhetare”, shkruan ky autor.

Në periudhat e paqes dhe stabilitetit Ulqini dhe Tivari bëhen qendra tërheqëse, në veçanti për banorët nga brendësia, por asnjëherë nuk kishte salltanet të tepruar e as shkëlqim të rrejshëm. Kishin fat se perandoritë e mëdha në këto hapësira erdhën në periudhën e pjekurisë së vet.

Është e admirueshme qëndrueshmëria dhe rezistenca e kësaj popullate në rrethana shpesh të pafavorshme. Sepse, të mbijetosh fatkeqësi dhe katastrofa natyrore të tmerrshme, konfliktet luftarake në rrethinë të afërt, pushtues të fuqishëm, dhe përkundër të gjithave të mbijetosh dhe të zhvillohesh, është me të vërtet një mrekulli e vërtet.

Të lundrosh nëpër oqeanet e jetës, përtej sfidave dhe problemeve të përditshme drejtë të Vërtetës asnjëherë nuk ishte e mundur pa busulle shpirtërore. Vetëm kur e njihni të vërtetën, mund të zgjidhni sjelljen dhe rrugën e drejtë, respektivisht marshrutën e vërtet. Ky, përgjithmonë, ishte ideali në Ulqin dhe Tivar: pajise anijen e vet, merr me vete kë të duash, lundro ku të duash, dhe paç det të qet! Dhe jepja çdokujt të drejtën e tij.

Mostërheqja e vëmendjes, përshtatja etnike dhe fetare dhe lojaliteti ndaj shtetit ishin, po ashtu, mënyra për të siguruar, pak a shumë, ekzistencën normale në kohët e pasigurta, por edhe shpresë se çdo që do t’kalojë, e ato do të mbesin të lirë, ta ruajnë ekzistencën e vet dhe qasjen e tyre ndaj botës e cila karakterizohet nga ideologjia integruese e komuniteteve.

Ulqini dhe Tivari përmes lidhjeve tregtare dhe ndikimeve kulturore ishin të hapur si kah hapësira mesdhetare ashtu edhe kah ajo ballkanike. Ato ndjekin lëvizjet civilizuese dhe formulën kyçe të bashkëjetesës në këto hapësira: që shoqëritë bazohen në drejtësi dhe sjanë ksenofobe. Aty gjithmonë kishte njerëz me ngjyrë tjetër të lëkurës, por ato ishin pjesë e këtyre qyteteve, të integruar në jetën shoqërore dhe kulturore. Thjeshtë, popullsia u mësua me raca, gjuhë dhe konfesione të ndryshme. Kjo është trashëgimi e perandorive të mëdha pjesë të të cilëve ishin, por para së gjithash e traditës së tyre.

Kjo përzierje shekullore e kombeve dhe racave në të cilën çdokush jep nga diçka krijoi qytetarin, Tivarasin dhe Ulqinakun. Ato do të mbesin nëse arrijnë ta ruajnë bërthamën e fortë të ndërkulturalizmit, ngjashëm me ato gurët në majën e Rumisë, të cilët ekzistojnë edhe sot e kësaj dite dhe dëshmojnë për proceset historike pozitive dhe ndryshimet për të cilët po dëshmojmë këtu.

Por edhe faktin historik të vërtetuar: shpirti i bashkëjetesës dhe i solidaritetit ripërtërihet këtu pikërisht në kohët më të vështira.

 (Teksti është bërë në kuadër të projektit “Tregimet interkulturore”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, me përkrahjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin

Shkolla shqipe ka një traditë të gjatë. Nga hulumtimet e deritashme që kanë gjetur dhe publikuar studiuesit dhe gjuhës shqipe, shkollës shqipe dhe historisë së shqiptarëve vërtetohet se shkollat shqipe kanë një histori prej së

Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin
Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin

Shkolla shqipe ka një traditë të gjatë. Nga hulumtimet e deritashme që kanë gjetur dhe publikuar studiuesit dhe gjuhës shqipe, shkollës shqipe dhe historisë së shqiptarëve vërtetohet se shkollat shqipe

Fakulteti në Ulqin: REGJISTRIMI I GJENERATËS SË RE TË STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2022/23
Fakulteti në Ulqin: REGJISTRIMI I GJENERATËS SË RE TË STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2022/23

Fakulteti i Studimeve të Biznesit Mesdhetar në Ulqin bëri të ditur se janë në vazhdim regjistrimet në studimet themelore akademike për vitin 2022/23. Siç thuhet, të gjitha informacionet mund të merren

Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA
Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA

  Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë. Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë,

CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 24 qershor, në periudhën prej orës 08 deri në 14,30, pa energji elektrike do të jetë pjesa e Qytetit përballë

Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR
Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR

  Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Beqir Sella, është kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info. Ai është deputet i asaj partie në Kuvendin komunal dhe kryen edhe