Ndërmarrja komunale: SHOFERËT PARALAJMËRUAN GREVË NGA E ENJTA

KomunalnoNjë pjesë e punëtorëve të Ndërmarrjes publike veprimtari komunale ka paralajmëruar që të enjten e ardhshme, me 20 mars, do të hyjë në grevë për shkak të, siç theksojnë, sjelljes së paligjshme të drejtoreshës Zana Sarvan dhe refuzimit të saj të ju rrisë rrogat. Ato po ashtu kërkojnë pagesën e tre rrogave të prapambetura.

Punëtorët për “Dan” kanë thënë që Sarvan punëson kushërinjtë dhe miqtë e vet, si dhe të ato që janë të pranueshëm për parti, ndërsa njëkohësisht injoron kërkesat e tyre.

Por, drejtoresha e kësaj ndërmarrje ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar që çdo gjë mund të kontrollohet. “Pse nga 67 të punësuar protestojnë vetëm dhjetë, e dinë ato më së miri”, tha Sarvan dhe shtoi që para fillimit të grevës duhet të respektohet procedura e caktuar sipas ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…